LAJMI I FUNDIT:

“Nënpikturimi”, truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

“Nënpikturimi”, truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Me këtë teknikë do arrini rezultatin e duhur që konsiston në një ten të bukur dhe tejet natyral, ideal për përditshmëri

Padyshim që TikTok nuk ndalet kurrë duke na frymëzuar, ndaj të gjithë mund të ulemi me orë të tëra duke parë artistë profesionistë të grimit të ndajnë artin e tyre në ekranet tona. Megjithatë, ata nuk ndajnë me ne vetëm produktet e tyre të preferuara apo ato që nuk u pëlqejnë, por edhe të tjera gjëra.

Gjëja më e mirë është kur ata ndajnë teknikat dhe truke që do ta bëjnë rutinën tonë të grimit më të mirë dhe shpesh më të lehtë. Një gjë e tillë është “nënpikturimi”.


Por çfarë është nënpikturimi dhe si mund ta përfshijmë atë në rutinën tonë?

Sipas grimeres së famshme Monika Blunder, nënpiktura nënkupton aplikimin e korrektorit, blush-it dhe konturit përpara se të aplikoni fondatinë. Mund të tingëllojë pak e çuditshme në fillim, pasi fondatina siç kemi mësuar ndër vite është baza mbi të cilën ne ndërtojmë më tej.

Megjithatë, siç tha grimierja e famshme Allison Kaye, kjo teknikë çon në një rezultat shumë të bukur pasi produktet përzihen më mirë dhe japin një imazh dhe ndjesi që i ngjan lëkurës natyrale.

Shumë nga ju mund të jenë njohur me këtë teknikë, pasi është bërë virale, por pak nga ju dinë se si ta perfeksiononi atë. Sigurisht, ka disa hapa që e ndihmojnë këtë lloj grimi të arrijë efektin e tij të plotë.

Gjëja e parë është të përgatisim fytyrën me një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës (në varësi të nevojave të lëkurës sonë, sigurisht) dhe të mos harrojmë të aplikojmë primer përpara se të aplikojmë produktet.

Gjëja e dytë dhe më e rëndësishme është kur zgjidhni bazën për të aplikuar, të zgjidhni një me një mbulim më të lehtë në mënyrë që të balancojë tonet e lëkurës, por të mos “fshehë” produktet që kemi aplikuar poshtë.

Gjëja e fundit është, nëse zgjedhim një furçë apo një sfungjer, të sfumojmë si në videon më poshtë.

– Katiejanehughes

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Kalo në kategori