LAJMI I FUNDIT:

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Shumë nga kompanitë kryesore të teknologjisë bënë donacione për fondin inaugurues të presidentit amerikan Donald Trump në janar.

Kjo është për shkak se presidenti është zotuar se do të vendosë tarifa në industri të shumta dhe kompanitë e huaja në veçanti janë në shënjestrën e tij.

Si i tillë, Samsung thuhet se po kërkon të punësojë një drejtues të ri të marrëdhënieve publike.


Personi aktual që kryeson marrëdhëniet e Samsung me Amerikën e Veriut është Mark Lippert.

Lippert ishte ambasadori i SHBA-së në Korenë e Jugut gjatë administratës së Obamas dhe u punësua nga Samsung në vitin 2022, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tani, vetëm dy vjet më vonë, Lippert do të japë dorëheqjen pasi Samsung kërkon një drejtues të ri të marrëdhënieve publike që ka lidhje me administratën Trump.

Kjo nuk është aspak befasuese.

Krahas tarifave, presidenti aktual paraqet rreziqe të tjera për kompanitë si Samsung.

Apple tashmë po përpiqet të përdorë të njëjtat taktika siç bëri gjatë mandatit të parë të Trump.

Bëhet e ditur se CEO Tim Cook ka zhvilluar takime të shumta me Trumpn, me sa duket në përpjekje për të përjashtuar Apple nga tarifat dhe telashet e tjera.

Ndryshe, SHBA është një treg i madh për Samsung dhe nëse kompania nuk është në gjendje të “lundrojë” në klimën aktuale politike, do ta gjejë veten në një disavantazh të rëndë.

Dhe një drejtues i marrëdhënieve publike që ka marrëdhënie të mira me administratën aktuale do të jetë një ndihmë e madhe për Samsung. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Kalo në kategori