LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° fair_night

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktivistet dhe aktivistët e Prizrenit kanë organizuar marshin tradicional, me kërkesën për barazi, drejtësi dhe siguri për vajzat dhe gratë.

Ky marsh është realizuar të shtunën mbrëma, me pikënisjen nga sheshi Shadërvan, në Shtëpinë e Bardhë dhe deri në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Aktivistja Arzu Çukiçi ka lexuar deklaratën në emër të qytetareve dhe qytetarëve të Prizrenit, raporton Telegrafi.


“Duke pasur parasysh pozitën jo të favorshme të grupeve të margjinalizuara në shoqëri, sidomos të vajzave dhe grave, sot ne qytetarët dhe qytetaret e Prizrenit, burra, gra, djem e vajza, marshojmë, për një jetë pa dhunë fizike, psikologjike, ekonomike e seksuale, pa shkelje të drejtave themelore të njeriut, pa ngacmime seksuale në rrugë e punë, për një jetë të dinjitetshme e të sigurt”, ka thënë ajo.

Sipas saj marshi ka për qëllim kundërshtimin e sistemit patriarkal.

“Rastet e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje nuk janë raste të izoluara, por vazhdimësi e sistemit patriarkal, e përjetuar në përditshmëri. Për ta kundërshtuar këtë sistem, për ta kundërshtuar jetën e dhunshme dhe pabarazitë gjinore të përditshme, ne sot marshojmë, duke bërë thirrje për solidaritet, aktivizëm e angazhim të përditshëm për jetë më të dinjitetshme për gjithë vajzat e gratë kudo në Kosovë, por edhe në botë”, është shprehur Çukiçi, raporton Telegrafi.

Ka shtuar se aktivistet e aktivistët marshojnë për të kërkuar parandalim të dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke insistuar për angazhim institucional të përgjegjshëm.

“Ne sot marshojmë për të kërkuar drejtësi për gjithë vajzat dhe gratë e vrara, të cilat janë viktima të femicidit në Kosovë: për Dianën, Zejnepen, Valbonën dhe vajzën e saj, Sabilen, Sebahaten, Lirijen, Marigonën, Liridonën, Donjetën, Antigonën, e të gjitha vajzat dhe gratë e vrara”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu ka theksuar se me 8 Mars marshohet për një të ardhme më të barabartë.

“8 Marsi nuk është ditë feste, kjo ditë edhe sivjet na gjen në rrugë duke kërkuar barazi, drejtësi e siguri në të gjitha sferat e jetës. Më 8 Mars marshohet në emër të vajzave dhe grave, për një të ardhme më të barabartë e më të jetueshme për gjithë vajzat e gratë”, ka thënë Çukiçi, raporton Telegrafi.

Pas kësaj deklarate, aktivistet dhe aktivistët, me nga një flakadan në dorë dhe me pankartat me porosi për barazi e drejtësi kanë marshuar nga Shatërvani, te Shtëpia e Bardhë, dhe deri në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ku edhe është përmbyllur ky aktivitet tradicional. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori