LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në njoftim për media thotë se nuk është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova.

Ky reagim nga AUV vjen pas raportimeve nga një agjenci lajmesh në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit të eksportuar, transmeton Telegrafi.

Në reagim thuhet se pas raportimeve në media mbi dyshimet për sigurinë e produktit ujë ‘’Rugove’’, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur gjurmimin e plotë për prodhimet e brendit në fjalë dhe se fillimisht si autoritet nuk kemi pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me produkt Ujë për pije.


“Nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore. Autoritete e kufirit qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (AUV, Dogant dhe Policia) Bëjnë një trajtim të veçantë në rastet e ngarkesave te refuzuara/ mallrat me origjine dhe të eksportuara nga Kosova
Nga kontrolli i brendshëm i inspektoratit fitosanitar, trup e cila bënë certifikimin e ngarkesave”, vijon reagimi.

Më tutje, thuhet se nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik.

‘Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me “prezencën e bakterit koliform”. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë “Rugove”. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative ( pa prezencë të baktereve)”,bëhet e ditur nga AUV.

Ujë Rugove reagon ndaj raportimeve mbi cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Ujë Rugove reagon ndaj raportimeve mbi cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut

Tutje, theksohet se nga numri i përgjithshëm i ngarkesave të eksportuar gjatë këtij muaji nga biznesi në fjalë, 12 prej tyre janë eksportuar ne Republikën e Maqedonisë se Veriut (eksporti drejtë këtij shteti është duke vazhduar edhe sot) ndërsa ngarkesat tjera janë eksportuar ne vendet tjera si: Shqipëri dhe France.

:Secili shtet ka të drejtë të rrisë frekuencën e mostrave për ndonjë produkt të caktuar për një afat të arsyeshëm kohorë. Shtimi i masave të kontrollit nga ndonjë shtet, për një produkte të caktuar, nënkupton rritje të sigurisë për konsumatorët e të gjitha vendeve qe e konsumojnë atë produkte. Nga të gjeturat pas gjurmimit të plotë, fakteve të mbledhura dhe paraqitura me lartë, nuk ka vend për shqetësim. Uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori