LAJMI I FUNDIT:

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Tifozët e Liverpoolit kanë reaguar në rrjetet sociale pasi një lojtar i skuadrës së tyre luajti shumë dobët kundër Paris Saint Germain në fitoren 1-0 në “Parkun e Princave”.

Të mërkurën mbrëma, lojtarët e Arne Slot mbërritën në një Parc des Princes armiqësor për të rifilluar përpjekjet e tyre për titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve.

Përpara një turme të mbushur me tifozë, lojtarët e Luis Enriques grumbulluan presion të jashtëzakonshëm mbi Liverpoolin.


Mikpritësit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje përpara se Alisson Becker të bënte disa pritje të shkëlqyera për të mbajtur rezultatin në 0-0.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, gjithashtu i mbijetoi një kontrolli të VAR-it, pasi rrëzoi Bradley Barcolan kur ai ishte në zonë.

Duke reaguar në mediat sociale, tifozët e Liverpool ishin më pak se të kënaqur me performancën e Andy Robertson pasi skocezi e kishte të vështirë kundër Ousmane Dembeled.

Një tifoz tha: “Andy Robertson ka përfunduar absolutisht shoku, ai duket si një lojtar nga Hull City”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Andy Robertson duhet të shitet. E turpshme”.

Një tifoz i tretë shtoi: “Andy Robertson është krejtësisht i padobishëm. Ndërprisni menjëherë kontratën e tij”.

Fatmirësisht për Robertson, Harvey Elliott shënoi golin e fitores në minutën e 86-të, për të shembur dominimin total që kishte PSG.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori