LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e palestinezes në Tiranë, dyshohet se çifti hyri me dokumente false dhe emra të rremë

Vrasja e palestinezes në Tiranë, dyshohet se çifti hyri me dokumente false dhe emra të rremë

Vrasja me thikë e 24-vjeçares palestineze në Tiranë nga një 49-vjeçar po me të njëjtën origjinë shton misteret për grupin hetimor, të cilët nuk janë të bindur nëse emrat me të cilët ata janë prezantuar në Shqipëri janë të tyre të vërtetë.

Më datë 19 shkurt kur Fati dhe Rayyan Alwan hynë në vendin tonë si turistë, në Rinas u prezantuan me dokumente greke. A2 CNN mëson se hetuesit kanë ngritur tashmë hije dyshimi se pikërisht këto dokumente mund të jenë të falsifikuara dhe identitetet e tyre nuk janë të saktë.

Për këtë dyshim, si dhe për të faktuar nëse i dyshuari si autor krimi është bashkëshorti apo babai i saj, pala shqiptare u ka kërkuar informacion homologëve në Gjermani, vend ku jetonin dy palestinezët, përgjigje e cila nuk ka ardhur ende. E nëse pala gjermane fakton dyshimet se 49-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar është babai i vajzës 24-vjeçaret, ndryshon tërësisht rrjedhën e hetimit si dhe motivet e krimit, raporton a2 CNN.


E reja u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë më datë 27 shkurt. Por krimi makabër dyshohet të ketë ndodhur nga data 19 që kanë hyrë në Shqipëri deri më datë 22 shkurt, kur 49-vjeçari është larguar i vetëm nga aeroporti Rinasit. Fillimisht ai udhëtoi drejt Greqisë e më pas në Holandë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori