Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind.
Debati për rritje të mundshme të rrymës ka filluar pasi tri kompanitë energjetike në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ngritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike për shkak të importit të energjisë elektrike.
Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.
“Realisht, Kosova po përballet me mungesë të energjisë. Dimrit, që jemi aktualisht, patëm mungesa të mëdha në furnizim të qytetarëve me energji elektrike.
Kjo vjen si pasojë e mungesave të mëdha në investime, do të thotë ne nuk kemi ndërtuar kapacitete të reja energjetike.
Ato të cilat janë ndërtuar, janë kryesisht solare dhe janë me kapacitete të vogla, janë të pamjaftueshme, edhe me erë ato që janë – janë të pamjaftueshme për ta furnizuar Kosovën në mënyrë të rregullt me energji elektrike”, tha ai.
Çeku ka folur edhe për kërkesën e kompanive që të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Unë besoj që zyra [ZRRE] duhet të analizojë me kujdes, nuk duhet ta pranojë rritje për 35 për qind, se është rritje shumë e madhe e energjisë elektrike. Qeveria duhet të ofrojë subvencione, pra ndihmesë që të mos ngarkohet qytetari, megjithëse ato janë para të buxhetit.
Po bëjmë një lojë, një sjellje atje. Unë besoj që nuk duhet ta kalojë mbi 15 për qind e rritjes së tarifave të energjisë. Zyra e Rregullatorit nuk duhet ta pranojë shifrën prej 35 për qind.
Se a do të jetë rritja e domosdoshme, Çeku tha “Normalisht, nuk mund t’i ikim. Nuk mund të ikin. Ky është koncept i gabuar që e kanë instaluar partitë politike, Qeveria aktuale që ka thënë se ‘kur të vij unë në pushtet, kurrë s’e rriti (çmimin) e energjisë’. Në fushën e energjisë, të përmbysë revolucioni energjetik, nuk njeh qeverisje, se nuk varet prej teje, varet nga tregjet, nga bursat atje, në kohën e COVID-it, pastaj në vitin 2022 dhe 2023, arriti deri në 700 euro megavati”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ish ministri Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk