Seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit është caktuar për më 05.03.2025.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 20.02.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrrem Qerimit për veprën penale – spiunazh.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e gjyqtarit Rrahman Beqiri, i cili është kryetar i trupit gjykues në këtë çështje.
Në aktakuzën e redaktuar të cilën e ka siguruar KALLXO, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Siç është përshkruar në aktakuzë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me një zyrtar të lartë të BIA-s dhe një ish-komandant të Policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.
Shabani e Qerimi akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-mail-eve.
Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale – spiunazhi, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje.
Aktakuza është ngritur më 19.02.2025 nga prokurori Bekim Kodraliu.
“I pandehuri Bedri Shabani nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij, më 05.06.2024, ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë – BIA në mbledhje dhe dërgim të informacioneve, dokumenteve e materialeve, siç thuhet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – përfshirë eprorët e saj dhe me ngjarjet dhe objektet specifike, të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin (e redaktuar) dhe masakrën (e redaktuar).” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Informacione të tilla i akuzuar i kishte shpërndarë me zyrtarin e lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar), si dhe kolonel, B.J., ish-komandant i Policisë së Serbisë (e redaktuar), gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën (e redaktuar), përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.” – thuhet në aktakuzë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Bedri Shabani me këto veprime ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës. Tutje, i njëjti, ka ndihmuar Shërbimin Sekret Serb për krijimin e një narrative të pavërtetë, e cila ndërlidh Spitalin Ushtarak të UÇK-së me trafikim të organeve. Përveç kësaj, veprimet e të pandehurit kanë vënë, sipas aktakuzës, në dyshim të vërtetën mbi masakrën.
Të gjitha këto veprime do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e vendit, thekson aktakuza.
Në anën tjetër, i akuzuari Muharrem Qerimi dyshohet se nga viti 2012 e deri në qershor të vitit 2024, përmes telefonit dhe takimeve fizike me një zyrtar të Shërbimit Sekret Serb ka dhënë informacione të ndryshme të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë – BIA në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me luftën dhe pjesëtarët e UÇK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së. Pastaj, emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të (e redaktuar), në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionit, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike, që ka zhvilluar në territorin e Serbisë.” – thuhet në aktakuzë.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, i dyshuari Muharrem Qerimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.
Muharrem Qerimi ngarkohet edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje, pasi më 05.06.2024 gjatë kontrollit i është gjetur një revole e tipit “Ekol Tuna”, me kalibër 8 milimetër, një karikator me gjashtë fishekë në të dhe 20 fishekë të tjerë 11/53 dhe katër karikatorë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak. Të gjitha këto janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet