LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Një person ka mbetur i plagosur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë, që ndodhën të dielën në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën ‘Ilir Merturi’ nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast policia bëri të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.


E zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Telegrafin, se ndaj të njëjtëve është duke u parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar
Lexo po ashtu Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është duke u parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Klinë”, tha Nikçi.

Ai shtoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur në një viktimë, më pas edhe tre viktima tjera kanë kërkuar ndihmë mjekëosre në Spitalin e Pejës.

“Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova që do të shërbjenë në procedurë penale dhe prokurori i shtetit ka autorizuar policinë që të ndërmerren veprime tjera hetimore që ndriçohet në plotni ky rast”, u shpreh Nikçi. /Telegrafi/