LAJMI I FUNDIT:

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Një moment tensioni ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi Egli vendosi të shkëpuste litarin gjatë sfidës, duke e prishur lojën dhe duke çuar gjithë grupin e saj në dënim.

Sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh, tashmë grupi do të përballet me një ndëshkim, i cili do të zbulohet në vijim.

Egli, e cila ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale pas spektaklit të mbrëmshëm, u shpreh se nuk mund ta vazhdonte më sfidën.


Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk jam në terezi, jam shumë e rënduar nga i gjithë Prime-i”, tha ajo, duke argumentuar se kishte nevojë për hapësirë dhe qetësi.

Ky veprim nuk u prit mirë nga Gerta, e cila, e pakënaqur, e akuzoi se ndoshta e kishte bërë këtë me qëllimin për të shkuar në nominim me Rizartën.

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo
Lexo po ashtu Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kjo deklaratë e revoltoi Eglin, e cila mohoi çdo qëllim të tillë dhe tha se nuk kishte aspak lidhje me Rizartën.

Teksa zarfi i lojës po lexohej, Egli e pranoi se kishte dyshime që në fillim për aftësinë e saj për ta përballuar këtë sfidë.

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Pikë e zezë nëse dënohemi” u shpreh ajo, duke theksuar se edhe ajo vetë është pjesë e ndëshkimit.

Ky moment ka krijuar tensione të reja në shtëpi, dhe mbetet për t’u parë se si ky dënim do të ndikojë në dinamikat mes banorëve dhe strategjitë e tyre në lojë. /Telegrafi/