LAJMI I FUNDIT:

Ky ritual japonez mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja

Ky ritual japonez mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja
Depositphotos

Në kompani të njohura japoneze si Toyota dhe Panasonic, një praktikë e quajtur kaizen është baza mbi të cilën operojnë punonjësit

Kaizen nënkupton përmirësimin e vazhdueshëm, edhe në hapa shumë të vegjël, qoftë edhe me 1%. Por a mund ta zbatojmë këtë metodë edhe në jetën tonë për të arritur objektivat që kemi?

Sipas ekspertëve, po. Edhe pse terapistët mund të mos e quajnë me të njëjtin emër, ndryshimet e vogla të sjelljes janë një strategji që përdoret shpesh për të ndihmuar njerëzit të krijojnë zakone të reja dhe të arrijnë qëllimet e tyre.


“Ka më shumë gjasa të arrini objektiva të mëdha dhe afatgjata nëse bëni hapa të vegjël drejt tyre,” shpjegon psikologia klinike Jolie Silva, shkruan Huff Post.

Edhe një përmirësim prej vetëm 1% ka ndikim?

“Nuk ka ndonjë të dhënë të saktë se çfarë përfaqëson saktësisht 1%”, thotë Silva, por thelbi është që ndarja e objektivave të mëdha në hapa të vegjël është një teknikë e njohur shkencërisht, sidomos për ata që ndihen të bllokuar për të nisur një detyrë apo kanë mungesë motivimi.

Ajo që ka rëndësi, sipas Silvës, është ndjenja e arritjes që ju jep ky përmirësim, sado i vogël qoftë. Kjo është ajo që ju motivon të vazhdoni edhe ditën tjetër.

Duke e ndarë objektivin e madh në hapa të vegjël, i jepni vetes më shumë mundësi për të përjetuar këto fitore të vogla, të cilat rrisin besimin në aftësitë tuaja.

“Marrim një ndjenjë kënaqësie dhe shpërblimi”, shpjegon Katherine Milkman, eksperte e ndryshimit të sjelljes, citon Anabel.

Nëse arrini të ndiheni të motivuar çdo ditë përmes këtyre sukseseve të vogla, në vend që të prisni deri në fund për të përjetuar kënaqësinë e arritjes së objektivit të madh, do ta keni më të lehtë të ecni përpara dhe të mos hiqni dorë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

Stil
Kalo në kategori