LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë

Thonjtë e dobët ose të thyer janë një problem i zakonshëm, veçanërisht nëse i lyeni vazhdimisht ose aplikoni xhel. Megjithatë, ka mënyra për t’i forcuar dhe mbrojtur ato

Hapi i parë është sigurisht të kuptoni shkaqet e thonjve të dobët, në mënyrë që t’i trajtoni ato në mënyrë efektive.

Pse thyhen thonjtë


Një nga shkaqet më të zakonshme të thonjve të dobët është mungesa e lëndëve ushqyese thelbësore, si biotina, hekuri dhe kalciumi. Mangësitë ushqyese mund të ndikojnë në shëndetin e thonjve, ashtu si mund të ndikojnë në flokët tanë.

Përveç kësaj, përdorimi i tepërt i produkteve kimike ose zakone të këqija, të tilla si pirja e duhanit ose pirja e alkoolit, mund ta përkeqësojnë problemin. Probleme të tilla si problemet e tiroides ose sëmundjet kronike mund të kontribuojnë gjithashtu në dobësinë e thonjve.

Si mund t’i forcojmë

Lajmi i mirë është se produktet për forcimin e thonjve mund të ndihmojnë shumë, nëse përdoren në mënyrë të duhur dhe rregullisht, pasi mund të ndihmojnë në forcimin e tyre dhe parandalim të thyerjes.

Përveç përdorimit të produkteve të duhura edhe ushqimi luan një rol kryesor. Thonjtë kanë nevojë për proteina, kalcium, vitamina A dhe C, si dhe acide yndyrore Omega-3 për të qenë të shëndetshëm.

Ushqimet e pasura me biotinë, të tilla si të verdhat e vezëve, arrat dhe drithërat, janë të nevojshme, siç është konsumimi i proteinave, pasi thonjtë përbëhen nga keratina, një formë proteine, citon Anabel.

Pra, sigurohuni të merrni vlerat e duhura ushqimore, por edhe të investoni në një produkt të mirë për këtë problem. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori