LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi merr vendimin e madh për Asencion para hapjes së afatit kalimtar veror

Real Madridi merr vendimin e madh për Asencion para hapjes së afatit kalimtar veror

Nuk është befasi që Raul Asencio është bërë pjesë e planeve të Real Madridit për të ardhmen. 

Pasi u bë pjesë e ekipit të parë në nëntor për shkak të lëndimeve të shumta, Asencio ka filluar të bëhet rregullisht pjesë e ekipit gjatë muajve të fundit. 

22-vjeçari numëron 21 paraqitje këtë sezon për Real Madridin dhe ai shkëlqeu ndaj Manchester Cityt së fundmi përkundër faktit që po përballet me disa probleme jashtë fushës. 


Asencio momentalisht ka kontratë deri në vitin 2026, por lojtarët e Castillas të cilët promovohen në ekipin e parë fitojnë të drejtën që të rinovohet kontrata e tyre automatikisht për pesë sezone. 

Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme

Raportimet e fundit bëjnë me dije se Real Madridi po bën lëvizje për të rinovuar kontratën e Asencios, ku pjesë e planeve të tyre është që t’ia largojnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh. 

Pas largimit të Nacho Fernandez, shumë persona menduan se ‘Los Blancos’ kanë nevojë për transferime. 

Këtë verë do të ndodhë po ashtu edhe largimi i Jesus Vallejos, ndërsa Real Madridi duhet ta vlerësojë se si do të kthehen David Alaba dhe Eder Militao pas lëndimeve serioze të gjurit. 

Diario AS ka bërë me dije se pas paraqitjeve të fundit fantastike, bordi i klubit e ka për synim që ta bëjë Asencion pjesë të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm. 

Kështu ai do të bëhej një opsion në mesin e emrave si Alaba, Rudiger dhe Militao, duke mos pasur nevojë për përforcime të reja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Kalo në kategori