LAJMI I FUNDIT:

NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS

NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS

Agjencia amerikane e hapësirës ka vendosur të zëvendësojë kapsulën e re të kompanisë SpaceX me kapsulën e mëparshme Crew Dragon Endeavor për realizimin e misionit Crew-10 në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), gjë që do të përshpejtojë kthimin e dy astronautëve që mbërritën në orbitë me anijen kozmike Starliner të Boeingut, duke ndikuar kështu në misionet e tjera hapësinore të planifikuara.

NASA e zamëroj këtë vendim të martën, duke zëvendësuar kapsulën që planifikonte të përdorte për fluturimin e ardhshëm në ISS, duke mundësuar kështu që dy astronautët e anijes Starliner, Butch Wilmore dhe Sunita Williams, të kthehen në Tokë disa ditë më herët se sa ishte parashikuar. Ata qëndruan në hapësirë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht.

NASA ka konfirmuar se ekipet e kontrollit të misionit morën vendimin për të përdorur kapsulën SpaceX Crew Dragon të lëshuar më parë për misionin Crew-10 në ISS, në vend të kapsulës së re të SpaceX, e cila ishte shtyrë për shkak të problemeve teknike.


Ky vendim shtyn lansimin e misionit Crew-10 për më 12 mars, dhe NASA ende duhet të vlerësojë gatishmërinë për fluturim të kapsulës Crew Dragon të lëshuar më parë, Endeavor, e cila është përdorur për tre misione të mëparshme, shkruan cnn.

Kthimi i astronautëve Wilmore dhe Williams, që mbërritën në ISS gjatë verës së kaluar me kapsulën Boeing Starliner, e cila ka pasur defekte, varej nga mbërritja e misionit Crew-10 me katër astronautë për të mbajtur prani amerikane në stacion.

Ky vendim erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi muajin e kaluar drejtorit të SpaceX, Elon Musk, që “t’i kthejë Wilmore dhe Williams në Tokë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke kërkuar përfundimin e misionit të tyre.

Pas kërkesës së Trump, NASA konfirmoi planin për kthimin e astronautëve, duke thënë se do ta bëjë këtë sapo të jetë “praktikisht e mundur”.

Ndryshimi i anijes kozmike do të ndikojë në misionin e planifikuar privat Fram2 të SpaceX, i cili do të përdorte kapsulën Endeavor këtë vit për një mision në orbitën polare. Gjithashtu, vendimi për misionin Crew-10 do të ndikojë edhe në misionin Crew Dragon të Axiom, në të cilin astronautët nga India, Polonia dhe Hungaria do të udhëtojnë në orbitë. Axiom është një kompani që organizon misione private dhe qeveritare duke përdorur kapsulën Crew Dragon.

SpaceX ka zhvilluar kapsulën Crew Dragon duke përdorur 3 miliardë dollarë nga Programi Commercial Crew i NASA-s, i cili ka për qëllim besimin tek kompanitë private për fluturime në hapësirë, në shpresë për të stimuluar tregun privat dhe ulur kostot.

Boeing Starliner u kthye në Tokë në shtator pa Wilmore dhe Williams, dhe është zhvilluar gjithashtu në kuadër të të njëjtit program të NASA-s, por ka probleme me defekte inxhinierike. Astronautët mbërritën në ISS në qershor dhe duhet të kishin qëndruar vetëm 10 ditë, por defektet e Starliner i mbajtën ata më gjatë. Ata do të nisen për në Tokë më 19 mars, disa ditë më herët se sa ishte planifikuar. Ata do të shoqërohen nga anëtarët e misionit Crew-9, astronauti i NASA-s Nick Hague dhe kozmonauti i Roscosmos, Aleksandr Gorbunov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori