LAJMI I FUNDIT:

Varg largimesh nga Liverpooli – tre yje pritet t’i thonë ‘lamtumirë’ klubit gjatë verës

Varg largimesh nga Liverpooli – tre yje pritet t’i thonë ‘lamtumirë’ klubit gjatë verës

Liverpooli po qëndron mjaft mirë në krye të Ligës Premier, por ekipi i Arne Slot mund të përjetojë një varg largimesh në verë, pasi tre lojtarë pritet të largohen nga klubi.

‘Të Kuqtë’ po vazhdojnë me hapa të duhur drejt shpalljes kampion në elitën e futbollit anglez qysh në sezonin e parë të Arne Slot si trajner i tyre, pasi momentalisht kanë gjashtë pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

Liverpooli bëri vetëm një transferim gjatë afatit kalimtar veror, duke sjellë Federico Chiesan nga Juventusi për shumën e 10 milionë eurove.


Ata nuk u përforcuan as gjatë afatit kalimtar të janarit të këtij viti, kështu që përveç Chiesas është ekipi i njëjtë të cilin e ka trashëguar nga Klopp para se të largohej.

Me shumë mundësi do të ketë ndryshime brenda skuadrës në verë dhe një raportim i ri ka sugjeruar se tre lojtarë të rëndësishëm mund të largohen si pjesë e një ndryshimi të madh tek Liverpooli.

Sipas Anfield Watch, sulmuesit Diogo Jota, Darwin Nunez dhe Luis Diaz mund të largohen nga Liverpooli brenda pak muajsh.

Raporti shton se që të dy Nunez dhe Diaz do të jenë objektiva të Superligës së Arabisë, në atë kohë kur të dy do të kenë tri dhe dy vite respektivisht në kontratat e tyre.

Reprezentuesi portugez Jota po ashtu do të futet në dy vitet e fundit të kontratës së tij gjatë kësaj vere dhe ka dyshime të mëdha mbi të ardhmen e tij shkaku i lëndimeve të shpeshta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Kalo në kategori