LAJMI I FUNDIT:

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar, duke afruar mesfushorin e Portos, Nico Gonzalez.  

Mesfushori 23-vjeçar spanjoll i kishte shprehur dëshirën skuadrës portugeze për ta bërë këtë lëvizje para përfundimit të afatit kalimtar. 

Ish-produkti i La Masia do të fluturojë për në Angli menjëherë pasi u arrit një marrëveshje mes dy klubeve.  


Man City do të paguajë vlerën e klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë euro, shkruan Relevo. 

Pep Guardiola duket se e ka identifikuar atë si një lojtar që mund të lehtësojë humbjen e Rodri Hernandez në mes të fushës, dhe Nico ka aftësinë të luajë para mbrojtjes, ose si një mesfushor më avancues, pasi këtë sezon ai ka kontribute në 13 gola në vetëm 29 paraqitje. 

Lëvizja e tij po festohet edhe te Barcelona, pasi kur e shiti te Porto, ruajti një tarifë për shitjen e ardhshme prej 40%, ndërsa në atë kohë inkasoi 8.44 milionë euro.  

Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez
Lexo po ashtu Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez

Kjo shitje do t’i sjellë Barcelonës edhe 24 milionë euro, duke e quar shifrën totale mbi 32 milionë euro përfitime.  

Kjo është shitja e dytë më e madhe e Barcelonës në 4 vite e gjysmë, pasi e kalon vetëm ajo prej 50 milionë euro që mori nga Paris Saint-Germain për Ousmane Dembele dy vera më parë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Bundesliga
Kalo në kategori