LAJMI I FUNDIT:

“Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur”, gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

“Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur”, gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Një grua që dikur banonte në një ndërtesë të braktisur ka treguar një zbulim rrëqethës që e bëri duke eksploruar shtëpinë e saj.

Aisha Barratt, një producente televizive me bazë në Londër, jetonte në një spital të braktisur.

Gjatë qëndrimit të saj në spitalin bosh, ku jetonin edhe mbi 100 qiramarrës të tjerë, ajo u ndesh me një korridor me dyer të mbyllura, ku besonte se ishte morgu i spitalit.


Producentja televizive postoi një video në TikTok të saj duke ecur nëpër korridorin e frikshëm, përcjell Telegrafi.

Në video, ajo dëgjohet të thotë: “Ky është morgu. Njerëzit më pyesin për këtë gjatë gjithë kohës, kështu që ky është morgu.”

Aishja kaloi në të gjithë korridorin, duke pranuar se “nuk kishte shkuar kurrë aty” përpara se të ndeshej me një korridor tjetër të bllokuar.

@loveaishab a corridor filled with padlocked doors in the suspected morgue area of the abandoned hospital i live in? That’s ok, that’s so fine.🥲 • • #propertyguardianship #convertedbuildings #abandonedhospital ♬ Lucifer’s Waltz – Secession Studios

Ndërsa një poster në derë ku shkruante “nuk lejohen persona të paautorizuar përtej kësaj pike”, ia shtoi frikën.

Duke u larguar ajo tha: “Është rrëqethëse, mund të jetë paksa shumë e frikshme për mua kjo pjesë, por njerëzit gjithmonë pyesin se ku është morgu. Dhe mendoj se më në fund e gjeta.”

Ajo shtoi: “Mos më kërkoni të shkoj përsëri atje. Unë nuk dua të pushtohem.” /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori