Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë
Duke filluar nga 3 marsi, punonjësit e Dell do të duhet të jenë fizikisht në zyrë pesë ditë në javë, duke shënuar fundin e politikës hibride dhe të punës në distancë të kompanisë.
Sipas një emaili të siguruar nga Business Insider, CEO i Dell, Michael Dell, shkruan:
“Të gjithë anëtarët e ekipeve hibride dhe ata që punojnë në distancë, të cilët jetojnë pranë një zyre të Dell, do të punojnë në zyrë pesë ditë në javë. Politika hibride do të hiqet përfundimisht që nga ajo ditë”.
Ai argumenton se asnjë teknologji nuk mund të zëvendësojë ndërveprimin e drejtpërdrejtë midis njerëzve:
“Ajo që kemi kuptuar është se, pavarësisht gjithë teknologjisë në botë, asgjë nuk është më e shpejtë se shpejtësia e ndërveprimit njerëzor. Një bisedë 30-sekondëshe mund të zëvendësojë një shkëmbim emailesh që mund të zgjasë me orë ose edhe ditë”, shkruan Dell.
Dell ende promovon zgjidhjet për punën në distancë
Pavarësisht këtij urdhri për kthim në zyrë, Dell vazhdon të shesë zgjidhje për punën në distancë, duke pranuar përfitimet që ajo sjell: “Fleksibilitet, ulje të kohës së udhëtimit dhe kursim kostosh për punonjësit, ndërsa për punëdhënësit ofron akses në një bazë më të gjerë talentesh, ulje të shpenzimeve operative dhe rritje të produktivitetit”.
Kthimi në zyrë zbatohet globalisht, por me disa përjashtime
Në fakt, Dell kishte kërkuar tashmë që ekipet e shitjeve, prodhimit dhe inxhinierisë laboratorike të ktheheshin në zyrë, shkruan the Verge.
Në email, kompania përmend “shpejtësinë, energjinë dhe pasionin e rikthyer” të këtyre ekipeve si arsye për ta zbatuar politikën globalisht.
Megjithatë, punonjësit që kanë punuar në distancë dhe nuk jetojnë pranë një zyre të Dell mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Dell nuk është e vetmja kompani që kërkon rikthimin në zyrë
Në muajt e fundit, disa kompani të mëdha kanë zbatuar masa të ngjashme për kthimin në zyrë, përfshirë AT&T, Amazon, Stellantis dhe JP Morgan, të cilat kanë filluar ose shpallur politika të reja të punës në zyrë këtë muaj.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi javën e kaluar një urdhër ekzekutiv që kërkon kthimin e të gjithë punonjësve federalë në zyrë, duke kërkuar që të gjitha departamentet qeveritare të ndërpresin marrëveshjet për punën në distancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit
TikTok “po kthehet online” pak pasi Trump u zotua ta rikthente atë
Google + hapet për të gjithë
iPad për 1.2 milionë dollarë
Musk tregon se çfarë din për ekzistencën e alienëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos