LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-së, dëshmitari Slobodan Dimitrijeviq deklaroi se për atë sulm kishte kuptuar nga mediet.

“E kam parë në medie, televizion”, tha Dimitrijeviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dimitrijeviq tha se ka qenë udhëheqës i zyrës së KKZ-së, por që më 15 nëntor 2022 ka dhënë dorëheqje. Andaj, sipas tij, në ditën kritike të 6 dhjetorit 2022, nuk ka qenë në punë.


Të akuzuarin Vlajiq, dëshmitari tha se e ka fqinj dhe se shtëpia e Vlajiqit është diku 400-500 metra larg KKZ-së.

Gjithashtu, Dimitrijeviq përmendi një rast për të cilin tha se ndodhi derisa ka qenë duke punuar në zyrat e KKZ-së, kur në mëngjes kishte shkuar për të filluar punën e kishte parë xhamin e thyer të zyrës me gurë, për çka edhe kishte lajmëruar policinë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dimitrijeviq tha se nuk ka njohuri se kush e ka bërë dhe as nuk e di se a është zhvilluar ndonjë procedurë penale lidhur me këtë ngjarje.

Dëshmitari pohoi se ka pasur biseda të shkruara me Vlajiq, ku ky i fundit tha se i ka dërguar në aplikacionin Viber një foto të xhamit të thyer të zyrave të KKZ-së.

Prokurori special, Bekim Kodraliu e pyeti se cila është arsyeja që ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të KZZ, kurse Dimitrijeviq tha se për arsye personale. Por, që prokurori deklaroi se nuk është bindës ky argument.

Gjithashtu, prokurori Kodraliu gjatë deklarimeve të Dimitrijeviq tha se i njëjti gënjeu kur ka deklaruar se e ka parë me veturë të tipit “Sava” të akuzuarin Vlajiq, pasi që dëshmitari tjetër në seancë të mbyllur ka deklaruar se e ka parë me veturën të tipit “Fiat”.

Për këtë, dëshmitari Dimitrijeviq reagoi duke thënë se para se të japë dëshminë është betuar se do të deklarojë të vërtetën, andaj sipas tij nuk e kupton se përse deklaroi prkurori në atë formë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar 2024, të akuzuarit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet në barrë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Politikë
Kalo në kategori