Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha në disa tubime me qytetarë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të mbajtura ditëve të fundit ka shprehur entuziazmin dhe përkrahjen që ka marr nga qytetarët e Prizrenit dhe Malishevës.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ofenduar qytetin e Prizrenit si dhe nuk e ka mbështetur financiarisht këtë qytet.
“Lagjet Kurilla (7 Shtatori) 11 marsi dhe 2 korriku të Prizrenit, në rresht me Kosovën Fituese 137 për t’i dhënë fund hajdutëve që qeverisin vendin.
Mungesa e mbështetjes financiare për Prizrenin nga Albini për 5 vite, do të merrën përgjigjen e merituar me 9 shkurt, dhe në Kosova nuk do të ketë kryeministër që e ofendon qytetin tonë historik, të kulturës dhe bashkëjetesës mes nacionaliteteve të ndryshme”, ka shkruar Berisha.
Në një tjetër postim të Berishës shkruhet se: “Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhën fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt, të cilët e kanë vjedhur bukën e qytetarëve dhe i kanë lënë ushtrinë pa të, e na kanë shtrenjtua energjinë elektrike duke bashkëpunua ma mafien serbe!
Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt ‘pekmezat’ e Vlladimirit, dhe ata që me tërrnakop nuk mundesh me ja u gjetën ‘trutin’.
Devalvimi e vlerave të shtetit dhe institucioneve që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë”.
Mbështetje masovike, Berisha thotë se ka marr edhe në lagjet “Tusuz”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “10 Qershori”, në Prizren.
“Mbështetje masovike për koalicionin fitues me nr 137, në lagjet ‘Tusuz’, ‘Vëllezërit Stavileci’ dhe ’10 Qershori’ të Prizrenit!
Në javën e dytë të fushatës elektorale, po fuqizohet gjithnjë e më shumë mbështetja nga qytetarët e Prizreni për koalicionin e veprave të mëdha me nr 137.
Me kthimin tonë në Kuvendin e Kosovës do të insistojmë në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes përmes ndërtimit të digës në fshatin Manstirec ku do të akumulohen ujit e Bjeshkëve të Sharrit, me ç’rast do të zgjidhet problemi i ujit të pijes për 50 vitet e ardhshëm.
Prizreni ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, si një kandidat për deputet mund të premtojë mbështetje për zhvillimin e turizmit, krijimin e mundësive për punësim dhe promovimin e qytetit si destinacion turistik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale