Benjamin Netanyahu ka njoftuar se trupat izraelite nuk do të respektojnë afatin e së dielës për t’u tërhequr nga Libani jugor, duke e futur në krizë armëpushimin me Hezbollahun.
Duke konfirmuar se Izraeli nuk do të përmbushë afatin e 26 janarit, zyra e kryeministrit tha në një deklaratë: “Procesi i tërheqjes së IDF është i kushtëzuar nga dislokimi i ushtrisë libaneze në Libanin jugor dhe zbatimi i plotë dhe efektiv i marrëveshjes”.
Ai tha se Izraeli e konsideronte armëpushimin si “ende të pazbatuar plotësisht” dhe se “procesi i tërheqjes me faza do të vazhdojë, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”.
Ndërsa Izraeli e ka akuzuar Libanin për dështimin për të përmbushur anën e tij të marrëveshjes, Libani ka akuzuar gjithashtu Izraelin për shkelje të armëpushimit.
Bëhet e ditur se vendimi për të shtyrë tërheqjen, i marrë në një takim të kabinetit izraelit të enjten në mbrëmje, pason disa javë informimesh që sugjeronin se Izraeli synonte të qëndronte në të paktën pesë poste në Liban.
Sipas armëpushimit të rënë dakord, që i dha fund luftës me Hezbollahun në Liban, forcat izraelite supozohet të kenë përfunduar tërheqjen e tyre brenda 60 ditëve, ose deri më 26 janar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Raportohet se ngurrimi i Izraelit për t’u larguar nga Libani vjen në një moment të vështirë në fazën e parë të armëpushimit të brishtë njëjavor në Gaza, me një operacion izraelit në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe një mungesë të thellë të qartësisë mbi politikat e Trumpit në Lindjen e Mesme.
Ndryshe, komentet e Herzog pasojnë një konferencë të mëparshme nga burime të paidentifikuara të qeverisë izraelite për transmetuesin kombëtar Channel 13, duke sugjeruar se vendi po shtyn të mbajë një prani ushtarake në Liban. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite