LAJMI I FUNDIT:

Trauma në liftin e Gjykatës Supreme, KGJK-ja fajëson MPB-në për injorim e neglizhencë

Trauma në liftin e Gjykatës Supreme, KGJK-ja fajëson MPB-në për injorim e neglizhencë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosreagimin e duhur për problemet në Pallatin e Drejtësisë, duke thënë se asnjëherë nuk përgjigjen në kërkesat e tyre.

Meleqe Gashi Maloku, zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme, nuk po e përdor më ashensorin për të shkuar në zyrën e saj në katin e katërt.

Kjo për shkak se një ditë më parë, së bashku me 3 gjyqtarë e 2 zyrtarë tjerë të kësaj Gjykate, u bllokuan për 40 minuta në këtë ashensor.


“Kemi qenë 6 persona edhe ndodhi incidenti, ashensori prej një kati në kat tjetër, ka pasur lëvizje të pakontrolluara, edhe kemi qenë të shqetësuar jashtëzakonisht shumë, taman ka qenë gjendje paniku…”, ka thënë zyrtarja ligjore, Meleqe Gashi-Maloku.

E sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ballafaqohen me një situatë të tillë.

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Lexo po ashtu Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

“Unë kam qenë 2 herë të tjera, por ka qenë më pak tash ka qenë më keq se ka pasur lëvizje të pakontrolluara, kemi qëndruar për 40 minuta…”, ka shtuar ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për neglizhencë të kërkesave të tyre, duke iu referuar rastit të së mërkurës.

“Është për keqardhje  qasja e institucioneve për mbështetjen e gjyqësorit për administrimin e Pallatit, sidomos e ministrisë së Punëve të Brendshme e ministrisë së Financave pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, është për keqardhje niveli i neglizhencës së zyrtarëve të këtyre ministrive, si dhe injoranca e teprua shume raste për kërkesat e vazhdueshme, dje kishim probleme edhe me lifta dhe rrezikojnë jetën e njerëzve në pallat”, ka thënë Zogaj.

Në lidhje me këtë çështje nuk kanë kthyer përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë, në aspektin teknik e të buxhetit.

Në hapësirën ku janë të vendosura shumë institucione kryesore të drejtësisë, vazhdimisht ka probleme, sidomos në stinën e dimrit, për shkak të mosfunksionimit të sistemit klimatik.

Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë kushtoi 30 milionë euro, përurimi i të cilit u bë në mars të 2015./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori