Me argumentin se ata përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”, Serbia i ka ndaluar hyrjen për një vit në territorin e saj 14 përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Republika Ceke, Rumania, Moldova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Gjatë 21 dhe 22 janarit ata ndodheshin në Beograd me ftesë të fondacionit austriak Erste për të diskutuar “strategjitë përmes të cilave organizatat jo qeveritare mundet të krijojnë të ardhura”. Një aktivitet tërësisht a-politik dhe pa asnjë lidhje me protestën anti-qeveritare nisur prej nëntorit të vitit të shkuar.
Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë, ishin pjesë e të 14 anëtarëve të shoqërisë civile, të cilëve shërbimi sekret serb, në bashkëpunim me policinë, i intervistuan dhe vendosën në pasaportat e tyre vulat e ndalimit të hyrjes në Serbi për një vit.
Gazmiri dhe Edlira ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregojë si nisi e gjithë kjo histori e ndalimit dhe çfarë ndodhi në komisariatin e policisë në Beograd në Bulevardin Despota Stefana Nr 107.
“Ne kishim dalë për shëtitje. Në momentin që jemi kthyer në hotel na ndaloi policia. Vetëm njëri nga oficerët e policisë tregoi dokumentin identifikues. Ishin të gjithë të veshur civil dhe na kërkuan dokumentet e identifikimit. Na shoqëruan në polici me makinë personale jo makinë me shenja dalluese të policisë”-shprehet Edlira Lilaj.
“Dokumenti që na detyronte të largoheshim brenda 24 orësh dhe na ndalonte të hynim për 1 vit në Serbi ishte i gjithi në Serbisht dhe bona-fide e firmosëm pa e ditur se çfarë përmbante dokumenti. Na u tha nga policia se thjesht kemi informacione nga organet tona dhe do të marrim këtë masë ndaj jush. Pa ndonjë shpjegim tjetër. Dhe për rreth 2 orë e 30 minuta nuk na dhanë detaje tjera thjesht na thanë janë procedura që zgjasin. E më pas na është dorëzuar dokumenti”-shprehet Gazmir Memaj për Top Channel.
Të dy shqiptarët e dëbuar nga Serbia janë të kujdesshëm të mbërrijnë në një përfundim të prerë përse kjo masë ndaj tyre.
“Nuk kemi pasur asnjë informacion pse na morën dhe përse u mor ky vendim. Tani kemi paqartësi dhe frikë se çfarë pasojash ka ky dokument më pas për ne”-deklaroi në intervistë Lilaj.
“Nuk di se si ta përkufizoj këtë ngjarje por mendimi im është se kemi të bëjmë me një paranojë politike.
Është absurde të thuhet se ne të shoqërisë civile përbëjmë kërcënim për sigurinë kombëtare pavarësisht se agjenda jonë, objektivat tonë qoftë të organizatës apo të qëndrimit tonë ato ditë në Beograd nuk kishte lidhje me diçka që mund të lidhet me politikën dhe ngjarjet që po zhvillohen tani në Beograd dhe këtë e lidh me protestat e studentëve. Për mua e gjitha paranojë dhe sulm i pa precedentë ndaj shoqërisë civile i pa justifikuar dhe i pajustifikueshëm”-shton Memaj.
Edlira dhe Gazmiri përmes postës elektronike për ngjarjen vunë në dijeni ambasadën tonë në Beograd e cila shpreh keqardhjen dhe kërkon të dhëna të tjera për të informuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për të shqyrtuar me kujdes hapat që mund të ndërmerren.
Kontaktuar nga Top Channel për këtë ngjarje deri këto momente të transmetimit të këtij lajmi, kjo ministri nuk ka dhënë asnjë koment se si do ta trajtojë rastin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar