LAJMI I FUNDIT:

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Te shtëpia e shëndetit mendor në komunën e Deçanit, marrin ndihmë personat me aftësi të kufizuara mendore.

Megjithatë disa pacientë, dyshohet se u mashtruan nga udhëheqësja e kësaj qendre së bashku me djalin e saj.

Drejtoresha e kësaj qendre është arrestuar një ditë më herët së bashku më djalin e saj, nën dyshimet se kanë keqpërdorur disa kartela bankare të pacientëve.


Kurse këtë të shtunën Policia e Kosovës dha detaje shtesë.

“Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve”, deklaroi Policia e Kosovës.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës thanë se hetimet për këtë rast kanë filluar qysh nga viti i kaluar.

”Nga muaji korrik i vitit të kaluar janë zhvilluar hetime intensive, përmes teknikave të veçanta hetimore, ku kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për të cilat do të shërbejnë në këtë procedurë penale dhe do dëshmohet fajësia e personave të pandehur”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Për këtë rast Policia me urdhër të Prokurorisë ka kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur armë të cilat janë sekuestruar.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale dhe do kërkoj pezullimin nga puna./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori