Ekziston rreziku që shumë njerëz të keqdiagnostikohen si obezë dhe duhet përdorur një përkufizim më i saktë dhe më i detajuar i kësaj sëmundjeje
Më shumë se 50 mjekë nga e gjithë bota kanë mbështetur raportin, në të cilin ekspertët argumentojnë se mjekët duhet të shikojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientëve me yndyrë të tepërt trupore, jo vetëm indeksin e masës trupore (BMI).
Personat me sëmundje kronike të shkaktuara nga mbipesha duhet të diagnostikohen me “obezitet klinik”, ndërsa ata pa probleme shëndetësore duhet të diagnostikohen me “obezitet paraklinik”, thuhet në raportin e ekspertëve botërorë, publikuar në revistën shkencore “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet, andaj ilaçet për humbje peshe janë shumë të kërkuara. Raporti bën thirrje për një “riformulim” të obezitetit për të bërë dallimin midis pacientëve me këtë sëmundje dhe atyre që janë ende të shëndetshëm, por në rrezik të zhvillimit të sëmundjes në të ardhmen.
Aktualisht, në shumë vende, obeziteti përkufizohet si një BMI më e madhe se 30, që është masa që vlerëson yndyrën e trupit bazuar në gjatësinë dhe peshën.
Megjithatë, BMI nuk jep informacion për shëndetin e përgjithshëm të pacientit, nuk bën dallimin midis muskujve dhe yndyrës së trupit dhe as nuk merr parasysh yndyrën rreth belit dhe organeve.
Ekspertët sugjerojnë se obeziteti duhet parë si një sëmundje që prek organet, si zemra dhe mushkëritë, dhe kërkon trajtim me ilaçe, ndërsa personat me “obezitet paraklinik” duhet të marrin këshilla për humbje peshe në vend të mjekimeve dhe kirurgjisë.
Qasja e re do të lejonte të rriturit dhe fëmijët obezë të marrin kujdesin e duhur mjekësor, duke reduktuar kështu numrin e njerëzve që diagnostikohen gabimisht dhe u jepen trajtime të panevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si dhe pse trupi ynë është plot me qeliza misterioze që nuk na përkasin
Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të zorrës së trashë
Këto dy lëndë ushqyese janë të domosdoshme nëse keni sëmundjen e Hashimotos, sipas dietologëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta