LAJMI I FUNDIT:

Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen

Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen

Gerta dhe Gjesti kanë pasur një bisedë interesante në oborrin e shtëpisë, ku diskutuan për Eglin dhe ndjenjat e Gjestit ndaj saj.

Gerta e pyeti Gjestin nëse i pëlqen Egli, dhe ai e cilësoi atë si një vajzë shumë të mirë, duke theksuar se familja e saj është me fat që e ka.

Gjesti shprehu mendimin se Egli është “vajza më e mirë” dhe e përshkroi atë si “super seksi”.


Foto: Screenshot/YouTube

Gerta, duke e vënë re trupin e palestruar të Eglit, e pyeti se çfarë i pëlqen më shumë tek ajo, dhe Gjesti u përgjigj duke thënë se janë fytyra dhe sytë ato që e tërheqin më shumë.

Ai shtoi se sytë e Eglit janë të veçantë, duke i përshkruar si “si me dritë, si me lot”.

Gjesti e vlerësoi gjithashtu aftësinë e Eglit për ta kuptuar atë.

Gerta, duke qenë kurioze, e pyeti nëse mendon se Egli do ta pranonte në një lidhje, dhe Gjesti, me humor, u përgjigj: “Po kush do të më refuzonte mua?”. /Telegrafi/