“Mitrovica në krizë” – nga një qytet i zhvilluar i “zhytur” në papunësi
Mitrovica, një ndër zonat më të njohura për pasuritë natyrore dhe potencialet ekonomike në Kosovë, përballet me një nivel të lartë papunësie.
“Siguria e brishtë” në vend, shkaku kryesor i mungesës së investitorëve, si pasojë synohet emigrimi jashtë vendit.
Zhvillimet politike që ndodhën pas përfundimit të luftës bëri që papunësia në këtë qytet të rritet çdoherë e më shumë, shkruan Telegrafi.
Sociologu, Ramadan Beshiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se specifikat e qytetit të Mitrovicës janë të veçanta. Beshiri ka thënë se ndarja e Mitrovicës në dy pjesë nuk i motivon investitorët të hapin vende të reja të punës.
“Mitrovica gjendet në një ambient ku siguria është e brishtë me një ndarje të qytetit në dy pjesë, në pjesën jugore dhe veriore. Ky ngërç që ka mbetur si pasojë e konfliktit ndëretnik, ku nuk i jep hapsirë investitorëve që të hapin vende të reja të punës”, ka thënë tutje Beshiri.
Beshiri ka shtuar se në bazë të të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2024, Mitrovica ka shënuar ulje të popullsisë dhe kjo sipas tij, tregon që mitrovicasit nuk po e shohin të denjë qëndrimin në vendin e tyre dhe interesimin për të gjetur punë. Ai thekson se dëshira e qytetarëve për punësim është në sektorin publik.
Sipas sociologut, qytetarët e Mitrovicës “mbijetojnë” përmes gastronomisë, mirëpo ky sektor nuk ofron stabilitet afatgjatë të punës dhe të rinjtë këtë punë e bëjnë për një periudhë të shkurtër dhe pastaj synojnë migrimin jashtë vendit.
Beshiri ka shtuar tutje se përveç sektorit të gastronomisë është edhe ai i ndërtimtarisë që ofron vende pune për qytetarët e Mitrovicës.
Më tej, Beshiri ka potencuar se “trekëndësh i fuqishëm” për të prodhuar gjenerata të dobishme për vendin është bashkëpunimi mes nxënësve, shkollës dhe prindërve, transmeton Telegrafi.
“Bazë e ndërtimit të shoqërisë është shkolla, trekëndësh shumë i fuqishëm, bashkëpunimi mes nxënësve, shkollës dhe prindërve, për të prodhuar gjenerata të dobishme për vendin dhe të gjenerojnë profile që mund t’i shërbejnë shoqërisë”.
Tutje, sociologu është shprehur se duhet të kemi kujdes tek edukimi i fëmijëve.
“Ne duhet të kemi shumë kujdes tek edukimi i fëmijëve, të mos ndërtojmë fëmijë “parazitë”, “adoleshentë të penzionuar”, por fëmijë që kanë pretendime të kryejnë një pozicion të caktuar të punës dhe të bëhen kuadër i fuqishëm. Të bëhen shtyllë për familjen dhe jo barrë për të”, thekson Beshiri.
“Të flasësh për Mitrovicën është e dhimbshme, ishte një qytet shumë i zhvilluar, prodhonte art e kulturë. Nga Mitrovica kanë buruar profilet më të fuqishme sepse Mitrovica në periudha të caktuara ka qenë shumë e fuqishme në aspektin ekonomik. Me përfundimin e luftës, Mitrovica mbeti e ndarë në një situatë të tensionuar të sigurisë. Pasiguria përveç dëmëve në njerëz ka dëme edhe në kompani…Kemi mbetur në mëshirën e fatit dhe të faktorit ndërkombëtar, i cili ka pasur rolin e vet në këtë krizë që ka pasur qyteti i Mitrovicës”, ka përfunduar sociologu, Ramadan Beshiri.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me Qendrën Rajonale për Punësim -dega në Mitrovicë, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm. /FlorentinaSadiku/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Skandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit