LAJMI I FUNDIT:

Nis regjistrimi i emigrantëve që duan të votojnë për zgjedhjet më 11 maj në Shqipëri

Nis regjistrimi i emigrantëve që duan të votojnë për zgjedhjet më 11 maj në Shqipëri

Procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka nisur më këtë të shtunë, 11 janar në orën 00:00.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 12:00 janë bërë në total 411 aplikime nga emigrantët, ndërsa vihet re se kryesojnë regjistrimet nga Gjermania me 62, e ndjekur nga Italia me 60, Mbretëria e Bashkuar me 36, Greqia 32, SHBA 22, Suedia 11, Kanada 10, Franca 9 dhe Austria 8.

Vota e emigrantëve do të numërohet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin e fundit dhe deri më tani kemi më shumë aplikues që rezultojnë votues në qarkun e Tiranës, 87 prej tyre, Durrës 17, Fier 15, Shkodër 14, Vlorë 13, Berat 11, Gjirokastër 9, Korçë 9, Malësi e Madhe 7.


Vihet re se në aplikimet e kryera dominojnë meshkujt, konkretisht 243 prej tyre ose 82.37% e të regjistruarve, ndërsa femra 52 ose 17.63% e të regjistruarve, shkruan euronews.al.

Deri më tani sipas kreut të Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi, asnjë kërkesë nuk është miratuar, pasi ato do të shqyrtohen një nga një.

Për të filluar regjistrimin, emigrantët duhet të krijojnë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni ose një adresë emaili, si dhe duke plotësuar të dhënat personale si data e lindjes, vendlindja dhe numri personal. Kjo platformë është krijuar për të lehtësuar regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Platforma “PER” është e disponueshme falas në versione desktop dhe mobile, duke siguruar akses të lehtë dhe të gjerë nga çdo pajisje. Ajo përfshin dy module kryesore: Moduli i Regjistrimit, ku zgjedhësit mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i Shqyrtimit të Kërkesave, i cili mundëson verifikimin dhe menaxhimin e këtyre kërkesave nga autoritetet përkatëse.

Për regjistrimin, votuesit duhet të bëjnë verifikimin e pamjes së fytyrës përmes kamerës, të paraqesin numrin e telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit. Aksesimi i platformës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose nga faqja e internetit e KQZ-së në çdo pajisje kompjuterike, thuhet tutje.

KQZ pranon dokumente të ndryshme si prova të adresës, përfshirë faturat e shërbimeve të ndryshme si uji, gazi, energjia elektrike, dhe dokumentet bankare. Adresa e regjistruar është e rëndësishme për dërgimin e fletës së votimit dhe materialeve të tjera udhëzuese.

Brenda 5 ditëve, KQZ do të informojë emigrantin për pranimin ose refuzimin e kërkesës së tij. Në rast të refuzimit, zgjedhësi do të informohet për arsyet dhe do të ketë mundësinë të aplikojë përsëri.

Fleta e votimit do të dërgohet nga KQZ përmes shërbimit postar dhe duhet të kthehet në institucionin e KQZ-së deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, pas plotësimit nga votuesi. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Politikë
Kalo në kategori