LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet kancelari austriak, Karl Nehammer

Dorëhiqet kancelari austriak, Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi largimin nga kreu i OVP dhe posti i kancelarit.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer në një video-fjalim të shkurtër, shkruan euronews.

Nga ana e PSO-së thonë se i kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit deri në momentin e fundit, por se OVP-ja nuk ka treguar gatishmëri për kompromis. Pikat kryesore të mosmarrëveshjes lidheshin me ribalancimin e buxhetit, me insistimin e SPO për taksat e pronës dhe trashëgimisë, të cilat OVP-ja i hodhi poshtë kategorikisht.


Në video-mesazh, Nehammer vuri në dukje se forcat shkatërruese brenda SPO-së po marrin rol kyç dhe se OVP nuk do të mbështesë programe që, sipas tij, janë “armiqësore ndaj ekonomisë, konkurrencës dhe vendeve të punës”. Ai shtoi se duhet të jetë i gatshëm për kompromise në negociata, por jo në kurriz të interesave të qytetarëve.

“Unë e kam bërë gjithmonë të qartë se nuk do të mbështes taksat që dëmtojnë vendin tonë. Unë e kam mbajtur fjalën time”, theksoi Nehammer, duke shtuar se ai po largohet për të lehtësuar një transferim të rregullt të pushtetit.

Një takim i të gjithë drejtuesve të OVP-së provinciale është planifikuar për të dielën në mëngjes, ku do të vendosen hapat e mëtejshëm. Opsionet përfshijnë negociatat me FPO ose mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ndryshe, kjo dorëheqje vjen pasi Neos, partneri i tretë në negociatat fillestare, u largua nga bisedimet e koalicionit, duke e komplikuar më tej situatën për ÖVP dhe SPÖ. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori