Automjetet e përdorura në dy incidente të ndara – sulmin vdekjeprurës në New Orleans dhe shpërthimin përpara Hotelit Trump International në Las Vegas – u morën me qira përmes të njëjtit aplikacion, një shërbim “peer-to-peer” të quajtur Turo, bëri të ditur kompania.
Autoritetet po hetojnë disa ngjashmëri midis incidenteve, përfshirë faktin se të dy përfshinin kamionë – një Ford pickup në New Orleans dhe një Tesla Cybertruck në Las Vegas – që u morën me qira nga Turo dhe ndodhën në Ditën e Vitit të Ri.
Të dy përfshinin gjithashtu ushtarakë amerikanë të lindur në SHBA, të cilët kishin shërbyer në Afganistan në të njëjtën periudhë kohore, por nuk duket të kenë ndonjë lidhje të njohur mes tyre.
Megjithatë, të enjten, një zyrtar i FBI-së, Christopher Raia, tha se deri tani nuk ka “asnjë lidhje përfundimtare” midis dy ngjarjeve.
Në një email për CBS News, një zëdhënës i Turo tha se kompania është “në mënyrë aktive duke bashkëpunuar me autoritetet ligjzbatuese teksa ata hetojnë të dy incidentet”.
Turo operon njësoj si Airbnb, por me vetura në vend të shtëpive ose apartamenteve. Pronarët e automjetet që nuk i përdorin veturat e tyre mund t’ua japin me qira të tjerëve nëpërmjet aplikacionit, i cili merret me ekzaminimin, faturimin dhe shërbime të tjera. Në disa raste, individët janë bërë “mikpritës profesionistë” duke dhënë me qira flota veturash nëpërmjet Turo, sipas një dosjeje të kompanisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?