Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi dje konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF, ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.
Konkretisht, bëhet fjalë për tri ngarkesa me mandarina “Clementine”, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.
Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë fshati Gorican, bashkia Dimal,qarku Berat dhe fshati Mursi, bashkia Konispol, qarku Vlorë.
“Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik në datën 14 nëntor 2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport-provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve”, thuhet në njoftim.
MBZHR bën të ditur se ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit.
Ministria njofton se kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces në kuadër të vetëkontrollit.
Po ashtu edhe ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Shqipëri. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.
Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, MBZHR bënë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundërvajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi.
MBZHR njofton se në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikëqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë institucioneve ligjzbatuese.
Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.
“Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova