LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”

Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”

Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar hetimet për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilën fillimisht u tha se të dyshuar janë tetë persona, për të cilët prej gjashtë prej tyre u konfirmuan hetimet, në mesin e të cilëve Artan Grubi dhe Përparim Bajrami.

Nga Prokuroria thonë se për momentin hetimet janë koncentruar në ata gjashtë persona, për të cilët për katër prej tyre propozuan masa kujdesi, ndërsa për Grubin dhe Bajramin masën e paraburgimit.

Prokuroria pa i përmendur me emra, njoftoi se ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Metodija Dimovski, nuk janë përfshirë në hetimet për rastin “Lotaria Shtetërore”, megjithatë as nuk janë hedhur poshtë kallëzimet ndaj tyre që janë dorëzuar nga Policia Financiare dhe MPB.


Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami
Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami

“Prokuroria Publike tashmë ka raportuar se kallëzimet penale ndaj personave të përmendur nuk janë hudhur. Në këtë rast, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vepruar sipas kallëzimeve penale të parashtruara si nga Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas të gjitha veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente në rastin konkret, janë siguruar prova që nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se gjashtë personat e përmendur kanë ndërmarrë veprime që plotësojnë karakteristikat e veprave penale për të cilat është iniciuar procedurë. Kontrollet vazhdojnë për pjesën tjetër të pretendimeve nga raportimet. Vërejmë se dy personat që ju përmendni janë kallëzuar për një periudhë krejtësisht të ndryshme kohore dhe për veprime të tjera dhe në seancën e datës 06.06.2023, kur vendimi i përmendur ishte në rend dite, kryesoi vetëm i dyshuari aktual”, njoftoi Prokuroria.

Konfuzioni në opinion ka lindur për shkak se Kovaçevski dhe Dimovski janë përfshirë në kallëzimin penal të MPB-së, ku janë paraqitur gjithsej 8 persona, por nga prokuroria e Shkupit kanë njoftuar se hetimi është hapur për gjashtë persona. Kjo do të thotë se hetimet për Kovaçevskin dhe Dimovskin vazhdojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori