Mediat online dhe sociale, përfaqësues të partive politike të Kosovës, organizatave të shoqërisë civile dhe medias kanë nënshkruar të martën Kodin e Sjelljes, që ka për qëllim forcimin e integritetit të informacionit dhe rritjen e transparencës në diskursin publik gjatë zgjedhjeve.
Kodi i Sjelljes për mediat është përpiluar me qëllim të respektimit të parimeve të mosdiskriminimit, informimit të drejtë dhe të saktë, si dhe mbrojtjes së privatësisë, me qëllim që votuesit të kenë qasje në informacione të sakta, të verifikuara dhe të paanshme gjatë gjithë procesit zgjedhor dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes negative në rrjetet sociale.
Telegrafi është në mesin e mediave që ka nënshkruar Kodin e Sjelljes dhe si media online ka mision kryesor informimin e saktë të qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur epitetin e medias profesionale.
Pikat kryesore të Kodit të Sjelljes që kanë të bëjnë me mediat:
Do të respektojmë Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe ligjet në fuqi që ndërlidhen me mediat, zgjedhjet dhe fushën e informimit.
Do të raportojmë dhe vlerësojmë korrektësinë faktike të reklamave politike dhe do t’i nxisim kolegët të jenë të vetëdijshëm për mesazhet e reklamave politike.
Do të sigurojmë që reklamat, qëndrimet dhe mesazhet e përçuara gjatë fushatës të mos kenë përmbajtje negative si: gjuha e urrejtjes, lajmet e paverteta, keqinformimi, dhe gjuha shpifëse.
Do të bëjmë kritikë objektive dhe konstruktive kundrejt kandidatëve dhe ekipeve të fushatës, partive politike, dhe fushatave politike.
Do të kontrollojmë faktet dhe do t’u kushtojmë kujdes të duhur të gjitha informatave në fushatat politike.
Do të sigurojmë cilësi redaktoriale që informatat e pasakta, të pavërteta, shpifëse dhe dashakeqe të mos publikohen. të mos lejojmë përdorimin e gjuhës diskriminuese, përfshirë gjuhën mizogjene, dhe të promovojmë barazi gjinore në të gjitha raportimet dhe përmbajtjet mediatike gjatë zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?