LAJMI I FUNDIT:

“Më shitën për 30 milionë euro” – Bonucci fajëson Juventusin për kalimin te Milani

“Më shitën për 30 milionë euro” – Bonucci fajëson Juventusin për kalimin te Milani

Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Leonardo Bonucci, ka folur në detaje për vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi për te Milani, duke shpjeguar se nuk është penduar për vendimin e tij, ndërsa në mënyrë indirekte kritikoi bardhezinjtë për marrëveshjen e shitjes.

Bonucci u largua nga Juventusi në verën e vitit 2017, menjëherë pas paraqitjes së klubit në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff.

Ai do t’i bashkohej Milanit, duke marrë edhe shiritin e kapitenit, por periudha e tij në “San Siro” zgjati vetëm një vit para se të kthehej në Torino.


“Ti do të ishe simboli i rilindjes sonë, ne do t’ju japim shiritin e kapitenit”, është ajo që Bonucci tha se i ishte thënë përpara se të kalonte në Milan.

Duke shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi, pavarësisht se sapo kishte fituar titullin e tij të gjashtë radhazi në Serie A, ai tha: “Ishte fundi i Juventusit, agjenti im më thirri dhe më tha se ekzistonte kjo mundësi. Pas finales së Cardiffit, diçka kishte pushuar së funksionuari te Juve”.

“Unë dhe Juve folëm dhe thamë se rrugët tona do të shkonin në drejtime të ndryshme dhe më pas doli Milani”.

"Allegri nuk më donte në fillim, u rrahëm në zhveshore pas ndeshjes" - Bonucci zbulon disa gjëra interesante nga koha në Juventus
Lexo po ashtu "Allegri nuk më donte në fillim, u rrahëm në zhveshore pas ndeshjes" - Bonucci zbulon disa gjëra interesante nga koha në Juventus

“Në atë moment, ju bëni zgjedhje bazuar në gjërat që keni përjetuar. Një vit më parë, klubi më tha ‘nuk do të të shesim as për 100 euro’. Më pas ata më shitën te Milani për 42 milionë euro dhe De Scigilio u përfshi gjithashtu, kështu që me të vërtetë më shitën për 30 milionë euro. Nuk është se donin të më mbanin me çdo kusht”, tregoi Bonucci.

Megjithëse Bonucci kishte një kontratë pesëvjeçare , koha e tij në San Siro do të zgjaste vetëm një sezon.

Ai vazhdoi të fitojë dy tituj të tjerë të Serie A, një Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana në dy vitet pas kthimit të tij në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për vitin 2025

Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për vitin 2025

La Liga
Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën

Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën

Serie A
Joan Laporta nuk e mbanë gëzimin, kërcen lartë dhe feston regjistrimin e Olmos dhe Victor

Joan Laporta nuk e mbanë gëzimin, kërcen lartë dhe feston regjistrimin e Olmos dhe Victor

La Liga
Mësohet arsyeja se pse Szczesny po ruan portën e Barcelonës, Flick vendosi me dorë të hekurt ndaj Pena

Mësohet arsyeja se pse Szczesny po ruan portën e Barcelonës, Flick vendosi me dorë të hekurt ndaj Pena

La Liga
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

La Liga
Ndeshja Islandë – Kosovë do të luhet në Spanjë

Ndeshja Islandë – Kosovë do të luhet në Spanjë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori