Marrëdhënia ndërmjet artit dhe politikës është shqyrtuar gjatë një tryeze diskutimit të organizuar nga OJQ “The-Art”, të mbajtur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit.
Në këtë takim të realizuar në kuadër të Edicionit të III-të të Javës së Artit, folës kanë qenë artistët, përfaqësuesit institucionalë dhe ata politikë, që kanë shprehur pikëpamjet nga këndvështrimet e ndryshme mbi “Artin dhe Politikën”, raporton Telegrafi.
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka vlerësuar se këto dy fusha të kreativitetit njerëzor mund të bashkëpunojnë për të mirën e një shoqërie të lirë dhe të hapur.
“Politika, veçmas diplomacia shpesh i përafrohet artit kurse arti i jep asaj shpirt duke e frymëzuar për vepra humane. Politika i krijon artit hapësirë dhe liri për t’u shfaqur. Kështu e ndryshon veten në mënyrë permanente! Bashkë, ato mund të sfidojnë luftërat dhe dehumanizimin e njeriut”, është shprehur Halimi.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se arti dhe politika qëndrojnë në marrëdhënie të sinkronizuar në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka pohuar se politika mund të luaj rol sa i përket krijimit të institucioneve më të mira kulturore.
“Politika nëse shfrytëzohet për ti ndihmuar institucionet kulturore, atëherë funksioni i tyre mund të jetë më i qëndrueshëm”, ka thënë Gashi, raporton Telegrafi.
Ish-gazetari dhe ish-mësimdhënësi, Fadil Bytyqi ka shprehur qëndrimin se pa mbështetje institucionale arti e kultura mbeten në fatin e nismave individuale, me dilema mbi qëndrueshmërinë.
Teksa ka përmendur vlerat e trashëgimisë kulturore, ai ka insistuar se identiteti kombëtar shqiptar duhet të përcillet përmes mesazheve kulturore dhe se këtu rol të rëndësishëm kanë politika e institucionet.
Aktivistja kulturore Valtida Shukriu ka deklaruar se “pa art nuk ka jetë”, dhe ka bërë të ditur se në këto treva shkaku i rrethanave të ndryshme arti nuk është mbrojtur, teksa edhe institucionet nuk kanë treguar ndjeshmërinë e duhur, raporton Telegrafi.
Pavarësisht kësaj sipas saj në Prizren kanë nisur shumë nisma kulturore të pavarura që kanë sjellë një gjallëri në qytetin historik.
Lidhur me këtë temë kanë diskutuar edhe folës të tjerë të pranishëm nga fusha e artit e politikës. Aktiviteti është mbështetur nga Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze