Edhe këtë vit do të zhvillohet aktiviteti tradicional i alpinizmit urban në ndërtesën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën organizimin e Klubit Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids.
Në një njoftim të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky aktivitet ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për nevojat specifike të pacientëve të vegjël në onkologji, duke ofruar një mundësi për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të trajtimit të fëmijëve të prekur nga kanceri.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se alpinistët e KAP të maskuar si super heronjtë e kohëve moderne me lëshime alpine do të ofrojnë gëzim, dhurata dhe befasi për të vegjlit nëpër katet e pediatrisë, gjithnjë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klinikës.
“Këto akte me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së falënderimit, përkrahjes dhe mirëkuptimit për stafin mjekësor të vendit tonë, për prindërit dhe fëmijët, për stafin e Care for Kosovo Kids dhe dhuruesit e shumtë të mjeteve. Përveç kësaj, është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit në mes nesh”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, kjo ngjarje do të mbahet të premten më 13 dhjetor, nga ora 11:00 në oborrin e Pediatrisë në QKUK.
Ndryshe, kjo ngjarje zhvillohet me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Prishtinës, Menaxhmentit të QKUK, Bankës Ekonomike si dhe me partnerë e përkrahës të tjerë të cilët në çdo mënyrë e përkrahin aktivitetin dhe dhurojnë mjete për fondin në fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova