LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° fair_day

Shpërthimi në Ibër-Lepenc – Në lagjet e Mitrovicës Veriore do të vendosen cisterna me ujë të pijes

Shpërthimi në Ibër-Lepenc – Në lagjet e Mitrovicës Veriore do të vendosen cisterna me ujë të pijes
Pamje nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc

Nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë në kanalin Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për disa vende të Mitrovicës.

Si pasojë e kësaj, Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit, sipas një orari të caktuar, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në orën 13:00 cisterna me ujë të pijes do të vendoset në Lagjen e Boshnjakëve, në orën 13:45 në lagjet pranë Spitalit dhe në orën 14:30 në lagjet pranë Stacionit të Policisë.


Komuna ka bërë të ditur se kështu do të bëhet vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/