Ankthi mund të jetë një ndikues i madh i marrëdhënieve. Ai jo vetëm që të pengon të jesh i/e hapur dhe i/e vërtetë me partnerin/en tënd/e, por krijon distancë emocionale dhe shpesh të vë në një pozicion ku shmang intimitetin
Po si ndikon konkretisht ankthi në marrëdhëniet e tua? Dhe më e rëndësishmja, si mund ta ndalosh këtë ndikim negativ?
1. Përqendrimi absolut te vetja
A ke kapur ndonjëherë veten duke analizuar çdo lëvizje, fjalë ose gjest gjatë një momenti të thjeshtë me partnerin? Ky fenomen njihet si “vetë-vëzhgim” dhe është një tipar tipik i ankthit. Në vend që të shijosh momentin dhe të jesh vetvetja, mendja jote vrapon pas mendimeve si: “A po dukem mirë? Mos vallë thashë diçka të gabuar? A jam duke vepruar siç duhet?”
Kjo mënyrë të menduari nuk të lë të jesh i/e pranishëm/enë moment. E vetmja zgjidhje është të besosh te vetja dhe te partneri yt. Kujto se: nëse je aty, është sepse të duan për atë që je. Lejoje veten të përjetosh momentin dhe të çlirohesh nga analizat e panevojshme.
2. Ankthi i “performancës”
Kur mendon për intimitetin fizik, shpesh shqetësohesh për rezultatet? Për shembull, gjatë një momenti të ngrohtë, mendon më shumë për mënyrën si do të përfundojë sesa për vetë eksperiencën? Kjo ndodh sepse ankthi e bën mendjen të kalojë përtej momentit të tanishëm.
Sekreti është të ndalosh së vrapuari pas “perfeksionit” dhe të mësosh të qëndrosh në të tashmen. Përqendroje vëmendjen te gjërat që të japin kënaqësi në moment: prekja, afërsia, buzëqeshja e partnerit/es. Kur i lë gjërat të ndodhin natyrshëm, e shijon më shumë momentin dhe forcon intimitetin mes jush.
3. Shmangia
A të ka ndodhur që, kur një situatë të duket shumë e vështirë ose e “rrezikshme” emocionalisht, të përpiqesh ta shmangësh plotësisht? Ankthi shpesh na nxit të shmangim bisedat e sinqerta, momentet e ndjeshme ose edhe përvoja të reja me partnerin/en, thjesht nga frika se mos ndodhin gabime.
Por shmangia është një armik i rritjes. Nëse nuk e sfidon veten të përballesh me frikërat e tua, marrëdhënia ngec në vend. Ndaj, në vend që të shmangësh, provo t’i afrosh. Shijo eksperienca të reja, inkurajo bisedat e sinqerta dhe prano ndryshimet natyrale që ndodhin në marrëdhëniet afatgjata. Vetëm duke u përballur me frikërat, do të ndërtosh një lidhje më të thellë dhe të shëndetshme.
Ankthi s’të lë të duash siç duhet
Intimiteti i vërtetë lind kur je i/e gatshëm/e të jesh i/ehapur, i/e pranishëm dhe i/e sinqertë. Nuk ka udhëzues për dashurinë, por pranimi është arma jote më e mirë kundër ankthit. Bëhu i/e vetëdijshëm/e për ndikimin që ai ka mbi ty dhe merr hapin për ta ndalur. Në fund të fundit, marrëdhëniet më të bukura ndërtohen kur lëmë pas frikën dhe përqafojmë të vërtetën e momentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A