Kandidatët duhet t’i përgjigjen pyetjes pse burri vdiq dhe gruaja jo
Jo të gjithë mund të jenë agjentë të FBI-së, prandaj për të kufizuar numrin e kandidatëve që do të dëshironin të punonin në këtë agjenci qeveritare amerikane, personat përgjegjës për intervistën e agjentëve të mundshëm duhet të gjejnë një mënyrë për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të tyre, por edhe inteligjencën dhe aftësitë e tyre për të vëzhguar detajet.
Matthew Palandra, i cili prezantohet si TheMagicMatt në TikTok, postoi një video në të cilën zbuloi një enigmë që FBI-a supozohet se ua paraqet kandidatëve të mundshëm për intervistë pune në këtë shërbim.
“Një burrë dhe një grua dalin për të pirë kafe në takimin e tyre të parë. Është një ditë e nxehtë vere, kështu që ndërsa burri dhe një gruaja janë duke pritur për vaktin e tyre, ata të dy marrin nga një gotë me ujë me akull”, fillon ai enigmën, transmeton Telegrafi.
“Gruaja djersitet shumë dhe ka etje të tepërt, kështu që në fillim pi tri gota ujë të ftohtë me akull, ndërsa burri e pinte ujin gjatë vaktit. Më vonë atë ditë, burri i dërgon një mesazh gruas duke i thënë se është i sëmurë dhe ndihet jashtëzakonisht i dobët. Para mesnate policia e shpall të vdekur. Kur gruaja u soll për t’u marrë në pyetje, u konstatua se pijet e saj dhe partnerit i ishin helmuar”, përfundon enigmën Matthew.
Prandaj, kandidatët për punë në FBI duhet t’i përgjigjen pyetjes pse burri vdiq dhe gruaja jo. Para tyre ishte një detyrë e vështirë që vetëm disa arritën ta zgjidhnin.
Mendoni pak për këtë enigmë dhe përpiquni të gjeni përgjigjen e saktë.
#riddle#solve#trythis ♬ Damned – Kevin Sherwood
Zgjidhja:
Gruaja kishte shumë etje, kështu që e piu ujin shpejt. Helmi ishte në akull, për këtë arsye ajo futi një sasi shumë të vogël helmi në trupin e saj. Akulli nuk u shkri në kohë që helmi ta vriste. Burri, nga ana tjetër, e ka pirë ujin ngadalë dhe ka futur në trup një sasi të madhe helmi, sepse akulli në gotën e tij shkrihej. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian