Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se fokusi i programit të LDK-së do të jetë këndellja e ekonomisë së vendit.
“Fokusi i programit tonë, por edhe fokus i LDK-së do të jetë kryesisht zhvillimi i vendit, fuqizimi i vendit në çdo sferë të jetës. Ne po konstatojmë me bindje të plotë që Kosova ekonomikisht, por edhe në rrafshe tjera, sidomos në rrafshin e politikës jashtme edhe partneritetit me partnerët tanë kryesorë, kurrë nuk ka qenë në nivel më të ulët”.
Zogaj thotë se për ta kthyer ekonominë në zhvillim duhet investim.
“Unë shpesh kam takime të shumta me bizneset, edhe të Prishtinës, meqenëse jam në Prishtinë duke punu vazhdimisht por edhe me bizneset e qyteteve tjera të Kosovës. Ka mungesë të madhe të qarkullimit të fondeve, ka mungesë të madhe të qarkullimit të cash-it, ka mungesë të madhe të qarkullimit në ekonomi. Një ekonomi e cila nuk lëviz, e cila nuk qarkullon ajo ekonomi ngec, dhe kjo ka ndodhur me ekonominë e Kosovës”.
Ai thotë se do të ketë investime nga 1.2 miliardë euro për çdo vit gjatë mandatit qeverisës 4-vjeçar që synon ta drejtojë Abdixhiku.
“Ky program parasheh pesë miliardë euro investime për një mandat. Pesë miliardë euro investime, gjë e cila s’ka ndodh në këtë mandat. Në logjikën ekonomike, buxhetet zakonisht ndahen në tri shtylla të mëdha. Një e treta e buxheteve shkon në paga, gjithmonë dhe ka ndodhur në të gjitha vendet e botës. Një e treta e buxheteve shkon në investime kapitale dhe një e treta tjetër shkon në mallra dhe shërbime apo mirëmbajtje të shtetit”.
Kandidati për deputet i LDK-së thotë se në të gjitha vendet normale të botës 1/3 e buxhetit shkon në paga, por sipas tij kjo nuk po ndodh me qeverinë aktuale.
“Një e treta e buxhetit do të na shkojë në paga dhe do t’i rrisim pagat, sepse aktualisht nuk shkon në një e treta e buxhetit. Pra, ne po themi që ka hapësirë dhe 30% të këtij 3 miliardëshit do ta orientojmë drejt pagave dhe do t’i rrisim pagat në mandatin tonë menjëherë”, ka deklaruar mes tjerash Zogaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian