LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër veturë sportive humbet motorin me pesë cilindra të Audi

Një tjetër veturë sportive humbet motorin me pesë cilindra të Audi

E themeluar në vitin 1978, Donkervoort është një markë holandeze e specializuar në veturat sportive të ndërtuara me dorë.

Në fund të viteve 1990, ajo filloi të favorizonte motorët e Audi në vend të Ford.

Tani, prodhuesi i automjeteve po u jep lamtumirën motorëve Audi, përcjell Telegrafi.


Para se të largohet, motori TFSI me pesë cilindra i cili prodhon 492 kuaj fuqi do të instalohet për herë të fundit në F22 Final Five.

Donkervoort nuk është e vetmja kompani që e ka huazuar këtë motor, pasi edhe KTM po e përdor atë.

Sa i përket motorit që Donkervoort do të përdorë më pas, ende nuk ka asgjë konkrete.

Ndoshta B58 e BMW-së? /Telegrafi/