Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se, pas sulmit në Banjskë vitin e kaluar, i kanë shtuar forcat, sidomos përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
Ai ka folur edhe për çështjen e Urës së Ibrit, duke shtuar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë për të gjitha problemet, nuk është ushtarake por politike.
Komandanti i KFOR-it thotë se e ka pranuar detyrën e tij në një kohë mjaft komplekse sa i përket sigurisë, të cilën e konsideron të brishtë.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por ende e brishtë, dhe veprimet e shumta të njëanshme të kryera nga disa palë të interesuara me të vërtetë nuk ndihmojnë në stabilizimin e tij. Kjo na bën të ndjekim nga afër çdo zhvillim përkatës të sigurisë”, tha ai, në një intervistë për RTK.
Duke folur për çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër, gjeneralmajor Enrico Barduani tha se pozita e KFOR-it për urën ka qenë e qëndrueshme dhe e qartë se: çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
“KFOR-i do të ruajë praninë e tij të qëndrueshme mbi urën dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Në lidhje me urën si dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura – është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga shpalljet dhe veprimet njëpalëshe që mund të krijojnë tensione. Kështu, ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të koordinojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për të parandaluar çdo eskalim”, deklaroi ai.
Prioriteti kryesor i gjeneralmajor Enrico Barduani, thotë se është të sigurohet që KFOR-i të mbetet i pozicionuar mirë për të vazhduar kontributin e tij për sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
“Për këtë qëllim, ne duhet të ruajmë gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përballuar çdo sfidë sigurie që mund të shfaqet. Por më lejoni të shtoj se, përveç përgatitjes operacionale, gjithashtu bashkëpunimi i fortë dhe komunikimi i rregullt dhe i bazuar në besim me partnerët tanë lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë janë thelbësore për stabilitetin rajonal”, deklaron Barduani.
Ai mes tjerash thotë se KFOR-i vazhdon ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili sipas tij mbetet kuadri për adresimin e çështjeve të pazgjidhura, për përfitimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
E i pyetur lidhur zgjidhjet për sfidat e sigurisë Kosovë-Serbi, Komandanti i KFOR-it tha se zgjidhja për sfidat e sigurisë nuk është përfundimisht ushtarake, por politike, sepse sipas tij dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve.
“Natyrisht, KFOR-i nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar zbatimin e misionit të tij bazuar në mandatin tonë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjithëve. Por përpjekja ushtarake do të mbetet gjithmonë e paplotë nëse Prishtina dhe Beogradi nuk angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe, në një perspektivë më të gjerë, të komunitetit ndërkombëtar. Historia gjithmonë ka treguar se dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve. Konflikti lind aty ku mungon dialogu. Kjo vlen edhe për Kosovën”, deklaroi komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë.
Mes tjerash ai foli edhe për numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe theksoi se në rast të rritjes së tensioneve KFOR-i është i gatshëm dhe i pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët