Grupi për të drejtat e konsumatorit Which? po padit Apple për mënyrën se si e përdor iCloud.
Nëse padia do të ketë sukses, rreth 40 milionë klientë të Apple në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën e një pagese.
Padia pretendon se Apple, e cila kontrollon sistemet operative iOS, ka shkelur ligjin e konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar duke i dhënë trajtim preferencial iCloud dhe “duke vënë në kurth” klientët me pajisjet Apple për ta përdorur atë.
Bëhet e ditur se grupi i të drejtave pretendon se kompania inkurajoi përdoruesit të regjistroheshin në iCloud për ruajtjen e fotove, videove dhe të dhënave të tjera, ndërkohë që e bën të vështirë përdorimin e ofruesve alternativë.
Which? thotë se Apple nuk i lejon klientët të ruajnë ose të rezervojnë të gjitha të dhënat e telefonit të tyre me një ofrues të palëve të treta, duke argumentuar se kjo shkel ligjin e konkurrencës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Grupi i të drejtave të konsumatorëve gjithashtu tha se pasi përdoruesit e iOS të jenë regjistruar në iCloud, ata më pas duhet të paguajnë për shërbimin pasi fotot, shënimet, mesazhet dhe të dhënat e tyre të kalojnë kufirin e lirë prej 5 GB.
“Duke paraqitur këtë pretendim, Which? po u tregon korporatave të mëdha si Apple se ata nuk mund të rrëmbejnë konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar pa u përballur me pasoja”, tha shefja ekzekutive e grupit, Anabel Hoult.
Apple ‘refuzon’ pretendimet dhe do të mbrojë veten
Siç raportohet, kompania teknologjike “refuzon” idenë që klientët e saj janë të lidhur me përdorimin e iCloud dhe tha se do të mbrohej “me forcë”.
“Përdoruesve tanë nuk u kërkohet të përdorin iCloud dhe shumë mbështeten në një gamë të gjerë alternativash të palëve të treta për ruajtjen e të dhënave. Përveç kësaj, ne punojmë shumë për ta bërë transferimin e të dhënave sa më të lehtë – qoftë në iCloud apo në një shërbim tjetë”, tha një zëdhënës i kompanisë.
“Ne hedhim poshtë çdo sugjerim që praktikat tona të iCloud janë antikonkurruese dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër çdo pretendimi ligjor”, shtoi ai.
Sa mund të marrin klientët e Apple në Mbretërinë e Bashkuar nëse padia ka sukses?
Padia do të përfaqësojë të gjithë klientët e Apple në Mbretërinë e Bashkuar që kanë përdorur shërbimet iCloud që nga 1 tetori 2015 – kushdo që nuk dëshiron të përfshihet do të duhet të tërhiqet.
Grupi për të drejtat vlerëson se konsumatorët individualë mund t’u detyrohen mesatarisht 70 paund, në varësi të asaj se sa kohë kanë paguar për shërbimet gjatë asaj periudhe.
Ndryshe, kjo është e fundit në një linjë sfidash me të cilat janë përballur kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple, Google dhe Samsung rreth praktikave antikonkurruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThe Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande
Shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft, ndan historinë e saj të suksesit
Pllakat nga ASRock me procesorët Atom
Spotify njofton mënyra të reja se si përdoruesit mund të fitojnë para në platformë
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe
Amazon thuhet se po zhvillon syze inteligjente për të ndihmuar shoferët të bëjnë dërgesa më të shpejta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë