LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 3° cloudy

Nesër do ta hapet QMF-ja në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë

Nesër do ta hapet QMF-ja në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë
Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në "Iliridë" të Mitrovicës

Nesër do të hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Iliridë” të Mitrovicës.

Kështu ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, shkrun Telegrafi.

Shabani ka thënë se kjo QMF do të ofrojë shërbimet shëndetsore të mjekësisë familjare ,infermierisë, stomatologjisë, radiologjisë dentare, analizave laboratorike, shërbimit të vaksinimit, farmacisë si dhe të edukimit shëndetsor, këshillimit dhe promovimit të shëndetit.


“Për më pak se 3 vite në Mitrovicë janë ndërtuar 4 QMF të reja dhe janë renovuar 7 të tjera ( QMF dhe AMF ), pra gjithsej 11 qendra shëndetsore. Të gjitha sipas standardeve më të larta bashkohore”, ka thënë Shabani.

Njoftimi i lëshuar nga Komuna

Ai ka bërë të ditur se në fazën përfundimtare janë edhe AMF në Bajgorë, QMF në Bare dhe QKMF- ja e re. /Telegrafi/