LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° partlycloudy_day

Bie borë në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës

Bie borë në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës

Në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka rënë borë.

Në fotografitë që janë publikuar nga Meteo Ballkan, shihet se bora ka zbardhur disa pjesë të fshatit Koliq dhe Metergovc, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.


Aliu nga IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit
Lexo po ashtu Aliu nga IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/