LAJMI I FUNDIT:

“I dominuam ata dhe ishim ekipi më i mirë”, Mikel Arteta flet pas barazimit në derbi ndaj Chelseat

“I dominuam ata dhe ishim ekipi më i mirë”, Mikel Arteta flet pas barazimit në derbi ndaj Chelseat

Arsenali i bëri sërish favor rivalit Liveproolit në garën për titull, duke mbetur tashmë nëntë pikë mbrapa ekipit të Arne Slot pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’.

Gabriel Martinelli i dha epërsinë Arsenalit, para se Pedro Neto të realizonte një gol të bukur për t’i siguruar ekipit të tij të paktën një pikë nga ky derbi.

Pas ndeshjes, Arteta mbeti i zhgënjyer për mënyrën se si ekipi i tij e pësoi golin, por tha se ishin ata që dominuan kundërshtarin.


“Zhgënjimi për shkak se nuk morëm tri pikë është i madh dhe do të jetë edhe më i madh nesër kur do ta shohim sërish”.

“Mendoj se i kemi dominuar ata dhe kemi qenë ekipi më i mirë në shumë faza dhe situata të lojës, por pasi kaluam në epërsi, shumë i zhgënjyer me mënyrën se si e pranuam golin”.

“Shumë e keqe, nuk është standardi ynë dhe nuk e pranojmë. Pas asaj, reagimi ishte i pabesueshëm ndaj një ekipi në problemet që i kemi shkaktuar atyre dhe sa agresiv ishim”.

“Unë jam shumë krenar për ta, por këtu ne ishim për të marrë tri pikët dhe nuk ia arritëm që ta bëjmë këtë”, përfundoi Arteta.

Një gjë pozitive nga ky takim për ‘Topçinjtë’ ishte rikthimi i kapitenit Martin Odegaard, i cili luajti si titullar në një ndeshje të Ligës Premier që prej barazimit 1-1 ndaj Brightonit më datë 31 gusht./Telegrafi/