Në sistemin gjyqësor e prokurorial tash e një kohë janë duke dështuar konkurset, që po hapen për komunitetin serb. Kjo për shkak se nuk ka aplikime nga ana e tyre.
Konkursi për 4 prokurorë serb, pritet që të rishpallet serish, meqë në konkursin e kaluar nuk pati asnjë të interesuar.
Nga Këshilli prokurorial kanë thënë se nuk i dinë arsyet e mosinteresimit nga komuniteti serb, porse thonë se kjo paraqet problem serioz, për zbatimin e objektivave për transparencë.
“Ju informojmë se konkursi ka qenë publik dhe nuk ka pasur aplikime nga ana e kandidatëve të komunitetit serb, kurse nuk i dimë se arsyet se përse nuk ka aplikuar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Gjithashtu natyrisht se ka edhe prokurorë serbë që kanë dalë në pension dhe duhet të plotësohen pozitat vakante dhe mungesa e prokurorëve serbë paraqet problem serioz për zbatimin e objektivave për transparencë dhe rritje të besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. Ndërkohë është duke u shqyrtuar koha më e përshtatshme e rihapjes së konkursit për këto pozita.”
Por, ky nuk është konkursi i parë, që dështon për shkak të mosinteresimit nga komuniteti serb. Me një problem të tillë. Kamë përballur edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët kanë rishpallur konkursin për dy pozita për komunitetin serb, në Gjykatën Komerciale.
“Me datën 02 gusht 2024, ka qenë konkursi i hapur për dy pozita për komunitetin serb në Gjykatën Komerciale, një për shkallën e parë dhe një për shkallën e dytë. Nuk ka pas kandidat në këtë konkurs nga komuniteti serb. Me datën 31 tetor 2024 është marrë vendim në mbledhjen e KGjK-së për tu rishpallur po të njëjtat pozita.“
Sipas, avokatit Yll Zekaj çështja e mosinteresimit nga komuniteti serb, për këto pozita është e lidhur me dorëheqjet masive të komunitetit serb, nga institucionet publike më 2022.
“Kjo është një çështje politike dhe është problem të zgjidhet përmes inkuraimit nga ana e institucioneve relevante, duke marr parasysh se tani janë duke u bërë dy vite që të gjithë ata që ishin pjesë e sistemit gjyqësor e prokurorial, të gjithë gjyqtarët e prokurorët serb dhanë dorëheqje dhe u larguan nga këto institucione dhe kjo tani më ka ndodhur për shkak të presionit të madh të Serbisë, besoj që kjo është arsyeja kryesore”, ka deklaruar ai.
Zekaj tutje shton se për këtë duhet të gjetur një zgjidhje politike, dhe se duhet edhe reagimi i bashkësisë ndërkombëtare.
“Pa një zgjidhje politike pa një presion politik, sidomos nga faktori ndërkombëtar për të bindur shtetin serb, që të largojë presionin nga serbët e Kosovës, të njëjtit nuk do të mund të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, deri atëherë pritet që qeveria e Kosovës, të inkurajojë faktorin ndërkombëtar që të jenë palë në bisedime, dhe të bindin Serbinë, për të ndalur presionin tek qytetarët serb”, ka deklaruar ai.
Në nëntor të 2022, si shkak i vendimeve të qeverisë së Kosovës, rreth 500 zyrtarë të policisë së Kosovës, e qindra të punësuar në Gjykata e në Prokurori, dhanë dorëheqje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj