Komuna e Prishtinës, Zubin Potokut dhe ajo e Gjilanit ende nuk kanë miratuar buxhetin e tyre për vitin 2025 në kuvendet komunale. Prishtina dhe Zubin Potoku thotë se do të realizohen gjatë këtij muaji, por në Gjilan nuk ka shpresa pasi opozita thonë se kryetari nuk po pranon asnjë kompromis për futje edhe të projekteve të tyre.
Të hënën pritët që buxheti për vitin 2025 të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Por, edhe ai nuk do të jetë i plotë, meqë disa komuna ende nuk e kanë miratuar buxhetet e tyre për këtë vit, nëpër kuvendet komunale.
Bëhet fjalë për kryeqytetin, Gjilanin dhe Zubin Potokun.
Komunat kanë obligim që më së largu deri me 1 shtator t’ua përcjellin për votim kuvendeve komunale.
“Pastaj kuvendi (komunal) ka 30 ditë për ta shqyrtuar dhe miratuar atë buxhet nëse për ndonjë arsyeje të caktuar nuk miratohet ky buxhet atëherë detyrohet ministria që të e hartoj në vend të komunës, që nuk do e kaloj shumën e buxhetit të vijave buxhetore të vitit aktual të cilit është”, ka theksuar Shemsi Jashari, njohës qeverisjes lokale.
Jashari thotë se është edhe një afat tjetër pastaj që i njëjti të votohet në Kuvend komunal, deri të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës, por afati i fundit deri kur komunat mund të miratojnë buxhetin është marsi i vitit vijues, përndryshe asnjë pagesë nuk mund të bëhet nga komuna pastaj.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodh në Komunën e Prishtinës, ani pse në tre tentativa dështuan.
Nënkryetari i komunës Alban Zogaj thotë se kanë arritur një gjysmë marrëveshje me partitë opozitare, dhe gjatë këtij muaji pritet që të votohet buxheti.
“Absulutisht, ne jemi të hapur ne po kërkojmë me i pa cilat janë ato projekte, po i fusin ato projekte në buxhet dhe votojmë, andaj jemi të hapur, po i ftojmë edhe në komunikim, kemi pas disa komunikime deri tash dhe besojmë se do e votojmë gjatë nëntorit buxhetin”, ka theksuar Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Kaq lehtë nuk po e bëjnë në Gjilan. Opozita atje thonë se kryetari i komunës nuk po pranon kompromis.
“Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në kuvendin e Komunës edhe në seanca të rregullta ka shpreh qëndrim që është e gatshme për tejkalim të situatës, mirëpo të gjithë qytetarët se kryetari Hyseni ka vepruar edhe në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e finance publike edhe me kundërshtimin e udhëzimit administrativ për administratat të hupur sepse nuk ka përfshirë fare kuvendin e komunës në planifikim të buxhetit”, ka deklaruar Gentrit Murseli, asamblist i LDK-së në Gjilan.
Nga komuna e Gjilanit televizioni nuk ka arritur në marrë një përgjigje për këtë temë.
E më së shpejti pritet ta zgjidhë problemin e buxhetit komuna e Zubin Potokut.
Kryetari i kësaj komune Izmir Zeqiri tha se gjatë javës së ardhshme do të miratohet buxheti i viti 2025.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve