LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët pretendojnë se “tani kanë një shpjegim për mrekullinë e peshkimit të Jezusit”

Shkencëtarët pretendojnë se “tani kanë një shpjegim për mrekullinë e peshkimit të Jezusit”

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një shpjegim të mundshëm pas mënyrës sesi Jezusi kreu një nga mrekullitë e tij më të famshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bibla flet për dy raste kur Jezusi i ktheu përpjekjet e pasuksesshme të peshkimit të peshkatarëve në sasi masive me të cilat ushqenin komunitetet e tyre për javë të tëra.

Po sipas tyre, rasti i njohur si ‘kapja e mrekullueshme e peshkut’ ndodhi në liqenin Kinneret të Izraelit, ku Jezusi predikoi.


Dhe siç pretendojnë studiuesit, një studim i ri ka zbuluar se një fenomen natyror që ndodh në periudha të caktuara të vitit mund të ketë luajtur një rol në këtë gjë.

Shkencëtarët në Laboratorin Limnologjik Kinneret në Izrael zbuluan se ka nivele shumë më të ulëta të oksigjenit thellë në pellgun ujor të liqenit për shkak të një rritje të lulëzimit të “phytoplankton” që bllokon oksigjenin dhe bën që peshku të mbytet.

Ata identifikuan dy ngjarje në vitin 2012 ku mijëra peshq të ngordhur kishin notuar në sipërfaqe përgjatë 2.4 miljeve të bregut të liqenit.

Studiuesit thanë: “[Studimi ynë] mund të shpjegojë shfaqjen e një numri të madh peshqish të lehtë për t’u mbledhur afër bregut të përshkruar në tregimet biblike”.

Ata thonë se teoria mbështet idenë se Jezusi dhe mrekullitë e tij për të “tërhequr” shumë peshq nga deti ishin reale.

Megjithatë, ajo hedh dyshime nëse incidentet ishin mrekulli apo nëse përkonin me elementet natyrore të liqenit.

Siç theksohet më tej, studiuesit vendosën sensorë në liqen për të gjurmuar temperaturat në kolonën e ujit dhe drejtimin dhe shpejtësinë e erës dhe të dhënat sugjeruan se nivelet e ulëta të oksigjenit të ujit ishin nxitur nga erërat e forta që frynin nga perëndimi.

Ekipi sugjeron se erërat e forta shpërthyen nivele më të ulëta të ujit, duke çuar në një gjendje anoksike – ose të privuar nga oksigjeni – që përfundimisht i mbyti peshqit, duke i bërë ata të ngrihen në sipërfaqe, jashtëzakonisht të lehtë “për t’u kapur me rrjetë”.

“Deti i Galilesë është një liqen i shtresuar. Shtresa e sipërme është e ngrohtë dhe e pasur me oksigjen, ndërsa shtresa e poshtme është e ftohtë dhe i mungon oksigjeni”, ka thënë studiuesi Yael Amitai për The Times of Israel, për të cilin ka shkruar edhe New York Post dhe media të tjera botërore.

Dhe sipas tyre, fenomeni natyror, por ende i rrallë “mund të shpjegojë shfaqjen e një numri të madh peshqish të lehtë për t’u mbledhur afër bregut të përshkruar në tregimet biblike”, shtoi raporti.

Sipas studiuesve, ajo ndodh gjithashtu në liqenin Erie dhe grykëderdhjen e lumit Neuse në Karolinën e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori