LAJMI I FUNDIT:

Përfundon edicioni i katërt i Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit mes kompanive të Grupit BALFIN – Shpallet fituesi nën atmosferë dhe emocione

Përfundon edicioni i katërt i Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit mes kompanive të Grupit BALFIN – Shpallet fituesi nën atmosferë dhe emocione

U përmbyll me sukses edicioni i katërt i Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN.

Në këtë kampionat të përvitshëm, marrin pjesë punonjës të kompanive të Grupit BALFIN, nga të gjitha vendet ku ndodhet i pranishëm. Këtë vit, katër ekipet finalistë ishin ACREM, Neptun Maqedonia, BALFIN Construction dhe Neptun Kosova.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe u zhvilluan në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë,  ku ishin të pranishëm edhe punonjës të tjerë të Grupit, për mbështetje, por edhe për ta kaluar ndryshe kohën e lirë, nën një atmosferë të këndshme dhe nën emocione që  përçon një lojë garuese.


Në finalen e zhvilluar mes ACREM dhe Neptun Kosovës, pas një ndeshjeje të fortë, ekipi ACREM arriti të fitojë kupën e edicionit të katërt të Kampionatit Ndërkombëtar të Grupit BALFIN.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje finale, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit, Edlira Muka, mbajti një fjalim përshëndetës dhe mes rreshtave u shpreh se Kampionati Ndërkombëtar i Volejbollit BALFIN reflekton bashkëpunimin dhe forcën e punës në ekip që mbizotëron në Grupin BALFIN.

“Ky kampionat tregoi se puna në ekip është vërtetë e rëndësishme. Ndihem e lumtur kur shoh se edhe kur humbasim apo nuk arrijmë të shënojmë pikë, ne vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin”, tha Edlira Muka, e cila më pas i dorëzoi trofeun fituesve.

Kapitani i ekipit fitues ACREM, Artan Picari, tha se fitorja është rezultat i dedikimit dhe punës së palodhur gjatë përgatitjeve.

“Vlerësoj pjesëmarrjen në këtë kampionat si në çdo kampionat tjetër, por ky është edhe më i veçantë sepse përfshin kompani jashtë Shqipërisë, por që janë pjesë e Grupit BALFIN”, shtoi Picari.

Vendi i dytë shkoi për Neptun Kosova, kompaninë që ka fituar kupën e edicionit të parë të Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN.

Çmimi për “Lojtarin më të Mirë Mashkull” u dha për Elio Zhllimën nga ACREM, ndërsa çmimi për “Lojtarin më të Mirë Femër” shkoi për kapitenen e ekipit Neptun Kosova, Drita Nivokazi.

Ajo e konsideroi kampionatin si një mundësi të shkëlqyer për t’u socializuar me punonjës nga kompani të tjera të Grupit, por edhe për të kaluar kohë cilësore jashtë rutinës së punës.

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori